Berluskoni humb shumicën në parlament, Papandreu ministrat

Parlamenti italian ka votuar pak minuta më parë buxhetin faktit të hartuar nga qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berluskoni. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar lajmin, sipas të cilit, 321 deputetë nuk kanë votuar buxhetin duke sinjalizuar humbje të ndjeshme të shumicës nga ana e Berluskonit.
Ndërsa, 308 deputetë të tjerë i kanë thënë “po” buxhetit faktit, të miratuar në një situatë shumë kritike për Italinë dhe mbarë Eurozën.
Kaq i ka mjaftuar opozitës italiane, e cila nëpërmjet Bersanit i ka kërkuar Berluskonit dorëheqjen e menjëhershme.
Ndërkohë më herët në Greqi kanë nisur dorëheqjet. Agjencia e lajmeve Reuters ka qenë e para e cila ka publikuar lajmin e dorëheqjes së ministrave të kabinetit qeveritar grek. Mediat bëjnë të ditur se ka qenë ministri grek i turizmit, Nikitiadis i cili ka pohuar se ministrat i kanë paraqitur dorëheqjet kryeministrit në detyrë Jorgos Papandreu.
Ka qenë vetë ky i fundit, i cili sot në mesditë në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kërkuar dorëheqjet e ministrave, për t`i hapur rrugë përbërjes së kabinetit të ri qeveritar.