E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetedorezohen ne polici Pinari Delijorgji dhe Minxolli

Vetëdorëzohen në polici kreu i kompanisë “Meico”, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, 3 te denuarit kryesorë të tragjedisë në Gërdec. Vetëdorëzimi në polici vjen vetëm dy ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, ku prokuroria lëshoi 15 urdhër-arreste për të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit.
Të martën Gjykata e Apelit shpalli vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit e tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, duke dhënë pesë pafajësi nga nëntë që kishte vendosur gati një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë e kryeqytetit.
Tashmë Ylli Pinarit i kanë mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj burg për të kryer, Minxollit 5 vjet dhe 7 muaj burg kurse Mihal Delijorgjit dhe 3 muaj 24 ditë burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›