E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekosistem antidemokratik zgjedhjesh

Myslym-PashajNga Myslim Pashaj

1. Prelud vajtues

Në e dëshironi që të shihni shoqërinë dhe modelin e saj, atë që ne themi se e kemi krijuar, ejani në hulumtimin tuaj ta skanoni këto ditë të fushatës elektorale. Aty do të shihni jo vetëm në një miniaturë se çkemi arritur, por një spektakël tragjikomik të vetvetes sonë të dashur shqiptare dhe të kësaj demokracie që gjasme kemi ndërtuar. Ky ekosistem i ndotur dhe anti-jetë është projekt i Sali Berishës dhe vepër e tij. Shihni se si shpërfaqet ky ekosistem në fushatën elektorale. Me pjesën e gjallë dhe jo të gjallë të tij, me çlëndë ushqyese politike dhe ideologjike ai e mban me frymë, e me çenergji negative e mëkon duke krijuar urrejtje dhe konflikt të vijueshëm, ku ajri, uji, rrugët, bimët janë të sëmura, sikundër edhe raca njerëzore përsipër.

2. Gjithë kjo fushatë, të cilës i mungon ideologjia kombëtariste

Projekti për një demokraci në Shqipëri nuk ka ekzistuar, sepse edhe ato fara që kishin mbetur nga mbretëria, ishin të vyshkura dhe gati në të tharë, mbasi monarkia zogiste nuk e kish hallin tek demokracia, por tek sundimi. Ndërkaq socializmi enverist e shtrydhi, e rrënoi dhe e groposi demokracinë borgjeze duke venë mbi të me përdhunë demokracinë proletare. Vetëm traktati i Sami Frashërit tek Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të bëhet,  dhe copëza iluministe të rilindësve të tjerë, gjallonin në formën e folklorit në sqepin e shqiponjës komuniste me dy krerë.

Keqformatimi socialist në Shqipëri nuk e pati burimin këtu, por dihet tjetërkund, dhe ai u soll në një vend të varfërisë së skajshme si një model shpëtimi, por që ashtu sikundër në shumë vende të tjerë të lindjes, por më keq dhe më dogmatik vetëm në Shqipëri u bë e zuri vend …

Kudo ku pushteti, i venë në duart e dikujt për të qeverisur popullin dhe për të mbrojtur pronat e tij, ushtrohet për qëllime të tjera dhe përdoret për të varfëruar, për ta shtypur ose për tu nënshtruar ndaj urdhrave arbitrare të kundërligjshme të atyre që e kanë atë pushtet, atje ai shndërrohet menjëherë në tirani, pat thënë dikur John Locke.

Sikur ta ketë thënë për ditët e sotme, megjithëse këtu tek thuhet se jemi një demokraci më të cilën po futemi në Europë!

Dhe ja se ku na erdhi radha përsëri të votojmë, të votojmë për parlamentin (e ri apo i vjetër ?…), se ky siç thuhet na është pushtet i epërm, por edhe i shenjtë, i patjetërsueshëm se kësisoj ia beson vetë populli.

Prandaj populli duhet të bëjë zgjedhje. Edhe shqiptarët kanë bërë zgjedhje (!!!. Po asnjë herë nuk është thënë me plot gojën se u bënë zgjedhje, por u bënë vjedhje.

Ky parlament nuk mund të jetë ai që kërkojmë, gjersa ai po përdor qysh në krye të herës vjedhjen, mashtrimin, blerjen, tregun e zi Jemi në kohë të oligarkisë së madhe, të oligopolitikës përballë mjerimit. Ata të djeshmit janë këta të sotmit dhe do të jenë edhe të nesërmit.

3. Kjo fushatë e çifligarëve dhe oligarkëve të rinj

Bashkësia oligoberishiane, politikanë që kanë një çerek shekulli dhe që nuk përfaqësojnë asnjë elitë të re, asnjë ndryshim dhe risi, veçse një gërhamë të vjetër, një rrjet të madh nëpunësish në administratën shtetërore, që për tetë vjet nuk ka ngrohur vetëm vezë, por ka bërë vend për kthina të mendësisë së moslargimit nga këto vende pune, të cilat janë një flori i vërtetë i pasurimit dhe përfitimit që fillon me dogana, tatime, taksa, e përfundon në tendera të ligjëruar.

Vijon një polici e gjithëpërfshirë në militantizëm, polici paternale e krijuar me një filozofi sundimi dhe sejmenësh të pushtetit, e krimit shtetëror, e familjeve të mëdha, e nepotizmit skajor, e krahinarizmit të pashoq, e borgjezisë së re dhe oligarkisë financiare shqiptare, e FA të Shqipërisë, të cilat në këto tetë vjet nuk iu larguan politikës, por u bënë pjesë jetësore e standardit anti-NATO, e një morie nëpunësish vendorë kudogjendur, të cilët të mbushur me urrejtje dhe konflikt e kanë thelluar dhe më shumë hendekun me pjesën tjetër të shoqërisë. Dhe mos harroni se në krahun kundruall të gjithë kësaj bashkësie është një botë e biznesit shqiptar, që është në dorë të krahut pushtetar demokrat, të cilët i kanë futur kthetrat ekonomisë dhe po i thëthijnë si shushunja gjigante, gjakun. Borgjezia dhe kapitalistët e mëdhenj, të cilët ndër koncesione e shitje pafund po i japin dërrmën fundore ekonomisë së rrënuar. Pra: vini re! Është një armatë e tërë e ngritur mbi baza të një filozofie sundimi, klientelizëm dhe nepotizëm, për të mos ikur, për të mos u shkulur, por për ti shkuar deri në fund dëshirës për kullufitje të reja në projekte post-elektorale të shenjtërimit e të kultit që po i ngre vetes Sali Berisha i mallkimit kombëtar. Sundimi demokratik ka arritur kulme. Kulme të blerjes në tregun komedian të deputetëve nga krahë skajorë të politikës pa shtrat ideologjik, si rrëfim i degjenerimit moral të elitës së vjetër të politikës e shndërrimit në mercenarizëm rutinorë, që i vijnë si tagji grazhdit të legjislativit shqiptar. Ne nuk e dimë se si quhen ata, Kaçi i Zi apo Kaçi i Bardhë, as Meta apo Metastaza, por po duket qartë që ata po futen në laboratorin e klonimit të Sali Berishës.

Ju po i shihni se si janë shpërndarë me një rregull të përpiktë zyrash elektorale, flamujsh pafund, database të mirëfilltë studimore për rrënjët e votuesve, të cilët këto ditë të gjithë qenkan aq të mirë (Oh sa xhan u kemi!!).

Dhe më pas vjen një regjisurë tubimesh plot ngjyrime mashtrimi, ku i vetmi shenjt është po ai Berishë, në dukjen e jashtme publike të shantazhit dhe trysnisë së pafund ndaj gjithë shoqërisë.

Shteti i organizuar, i ngulur, i fiksuar, i ideuar prej filozofisë së sundimit, ndodhet në një mësymje të madhe ndaj opozitës me një fushatë zgjedhore të gënjeshtrës të marshimit urdhëror  me ngjyrime trysnore në çdo kënd, në një prani të  frikshme. Ky është ai shteti i kapur, që dikton si në diktaturë dhe e shet për demokraci gjithë këtë maskaradë zhurmatore dhe kaq të kushtueshme, që parakalon dhimbshëm mbi shpinën tonë. Kurse ne jemi vetëm në lista (jemi apo sjemi ne!). Se ne jemi në një ngatërrim të madh dhe sdimë se kujt krahu i përkasim,  aq shumë trazim kanë sjellë ustallarët e zgjedhjeve që dinë se ku i kemi koordinatat, ku i kemi bindjet. Ndaj bëjnë llogari natë e ditë që të na i blejnë këto bindje, se ndryshe do të dilnin se janë mosbindje.

4. Gjithë kjo fushatë e koduar në mungesën e lirisë!

Ditë e natë duke trokitur ndër dyer për të parë se ku është besueshmëria e partisë së sundimit, paketime parash të pista, për ti bërë gati që tu ndahen në kohë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›