E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i ri i FBI për ndërhyrjen në sistem, një lajm i mirë për kriminelët

31-05-2013 / “Foreign policy”

FBI kërkon një ligj të ri që do të lehtësojë ndërhyrjen në bisedat telefonike. Edhe pse pretendimi i tyre është që ligji i ri të ruajë status quo-në, situata është shumë më keq se kaq. Ky ligj do të rezultojë në produkte më pak të sigurta në internet dhe do të krijojë një industri të jashtme me alternativa më të sigurta. 
Kjo gjë do të imponojë qëndrime të reja te kompanitë e prekura. FBI kësisoj do të asistojë në qeverisjet totalitare duke spiunuar qytetarët e vet. Nuk do t’i duhet shumë mundim për të pikasur kriminelët dhe terroristët.
Siç thekson edhe vetë FBI, problemi është se njerëzit po largohen nga sistemet tradicionale të komunikimit, si telefonat në sistemet kompjuterike si Skype.
Përgjuesit e telefonave ishin krejt të lehta. FBI mund të telefonojë kompaninë telefonike, që do t’i sillnin agjentët në një dhomë dhe do t’i lejonin kontaktin fjalë për fjalë me një regjistrues. Më 1990 qeveria detyroi kompanitë telefonike të siguronin një aftësi analoge dixhitale; por sot, komunikimi më i shpeshtë ndodh pikërisht në internet.
Ajo që dëshiron FBI është pikërisht aftësia për të përgjuar gjithçka. Duke u varur nga ky sistem, kjo gjë nga e lehtë, kthehet në të pamundur. Sistemet e postës elektronike ashtu si gmail janë të lehta.
Posta ruhet në serverat e google dhe kompania ka një zyrë me njerëz që i përgjigjen kërkesave për hyrje të ligjshme për disa individë nga qeveritë e gjithë botës.
Sistemet e zërit si Qarku i Heshtjes janë e pamundur të përgjohen – telefonatat kalohen nga njëri kompjuter në tjetrin dhe nuk ka asnjë pikë qendrore, nga ku nis përgjimi. Në kësi rastesh, e vetmja mënyrë për ta bërë sistemin të përgjueshëm është të shtohet një hyrje e fshehtë në programin e përdoruesit.
Ky është saktësisht propozimi i FBI. Kompanitë që kundërshtojnë të binden mund të gjobiten deri në 25.000 dollarë në ditë.
FBI beson se kjo mund të zgjidhet në dy mënyra:  mund të hapë sistemet e përgjimit, por t’i ruajë të sigurta nga përgjimet e dikujt tjetër. Kjo nuk është e mundur.
Është e pamundur të ndërtosh një sistem komunikimi që i jep mundësi hyrjeje FBI-së, por nuk lejon hyrje të ngjashme me këtë nga të tjerët. Kur vjen puna te siguria, kemi dy mundësi: ne mund të ndërtojmë sistemet tona për të qenë të sigurt sa më shumë të jetë e mundur nga përgjimi ose mund të dobësohet siguria.
Na duhet të zgjedhim o njërin, o tjetrin. Ky është një debat i vjetër. NSA madje ka edhe një emër për këtë: çështja e paanësisë. Më 1980, debati u ngrit nga kontrolli i eksportit të kriptografisë. Sistemi i qeverisjes ka dobësuar kriptografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse nuk ka dashur që grupet e huaja të kishin mundësi të siguronin sistemet.
U rezultua në dy përfundime: më pak produkte të internetit me kriptografinë, për sa i përket pasigurisë së gjithkujt dhe një industri e huaj e bazuar në sloganin jozyrtar “Mos e blini mallin amerikan – është i krimbur”.
Më 1993 debati ka qenë për Clipper Chip. Ky ka qenë një produkt sigurie i dobësuar. FBI bindi AT&T që të shtonte një hyrje të fshehtë, që lejonte instalimin e sistemit. Produkti ishte një dështim i vërtetë.  Përse duhej që dikush të blinte një sistem të dobësuar sigurie?
Më 1994 kompanitë amerikane krijuan një sistem të ri përgjimi me anë të telefonave.
Ky sistem u shit në gjithë botën; disa vende preferonin të kishin mundësi të spiunonin atdhetarët e vet. Padyshim, kështu vepruan edhe kriminelët dhe pati mjaft skandale publike në Greqi (2005) dhe në Itali si rrjedhim.
Më 2012 mësuam se çdo telefon i shitur në Departamentin e Mbrojtjes kishte dobësi në sistemin e sigurisë, që kishte lidhje të drejtpërdrejtë në sistemin e vigjilencës.
Gjatë muajit maj të këtij viti, mësuam se hakersat kinezë prishën sistemin e Google për të siguruar të dhëna për mbikëqyrjen e FBI.
Propozimi i ri i FBI do të dështojë sërish.
Kriminelët do të jenë të gjendje të përgjojnë, duke krijuar kështu sistemet e tyre të sigurisë – nuk është shumë e vështirë – ose duke blerë produkte më të sigurta që do të jenë më të dobishme për ta.
Ndërsa djemtë e mirë (jo kriminelë) që nuk e kuptojnë rrezikun apo teknologjinë, nuk do të jenë në gjendje të dinë aq shumë sa të mërziten dhe do jenë më pak të sigurt. Funksionet e përgjimit do të rezultojnë 1) në më shumë projekte të paqarta – dhe më pak të sigurta – dhe 2) do të jenë më të cenueshëm ndaj shfrytëzimit të tyre prej kriminelëve, spiunëve dhe gjithkujt tjetër.
Kompanitë amerikane do të jenë të detyruara të konkurrojnë, por duke qenë në disavantazh; blerësit e zgjuar nuk do të blejnë mall të rëndomtë, kur janë më të sigurt me alternativat e huaja më të sigurta. Edhe më keq akoma, ka shumë sisteme qeverisjeje të huaja që dëshirojnë të përdorin këto lloj sistemesh për të spiunuar qytetarët e vet.
A dëshirojmë vërtet të eksportojmë teknologjinë e vëzhgimit në shijet e Kinës, Sirisë dhe Arabisë Saudite?
Axhenda dritëshkurtër e FBI-së funksionon edhe kundër pjesëve të qeverisë që ende punojnë për të siguruar internetin për të gjithë. Iniciativat brenda NSA, DOD dhe DHS për të bërë gjithçka nga sistemet operative të kompjuterëve bëjnë të mundur që ueb sitet anonime të dëmtohen nga kjo.
Çfarë duhet bërë atëherë? FBI pohon se interneti po ‘ecën drejt territ’ dhe se po përpiqet të ruajë status quo-në, për të qenë në gjendje të përgjojë.
Kjo karakteristikë është e sajuar, duke qenë se po hyjmë në moshën e artë të vigjilimit; ekzistojnë më shumë komunikime elektronike të kapshme prej përgjimit sesa më përpara, duke përfshirë klasat e reja të informacionit: ndjekje e lokalizimit, ndjekje financiare dhe database të pafundme për komunikimet historike siç janë e-mailet dhe mesazhet në formë teksti në celular.
Departamenti i vigjilencës në FBI është në gjendje më të mirë se kurrë. Sa i përket komunikimeve zanore, mjetet programuese të celularëve do sjellin më shumë vështirësi në përgjim (edhe pse ka dyshime edhe për sigurinë e Skype-s). Kjo është pjesë e zhvillimit të teknologjisë dhe është gjë pozitive.
Mendojeni kështu: ne nuk kemi kopje të sistemeve qeverisëse të vendit tonë si dhe kombinime të sigurta. Nëse agjenti kërkon të hyjë, është i pajisur me urdhër dhe më pas hap derën e hyn, ashtu siç vepron edhe një kriminel. Një sistem i ngjashëm mund të funksionojë edhe për kompjuterat.
FBI me sistemet dhe procedurat gjithnjë e më shumë aspak transparente, ka dështuar ta kthejë situatën siç duhet.
Më në fund, ekziston sot një parim i përgjithshëm në punë; të gjitha mjetet mund të përdoren nga djemtë e mirë dhe ata të këqij. Makinat kanë një vlerë më të madhe financiare, edhe pse grabitësit e bankave mund t’i përdorin ato si makina, vetëm për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Leku në dorë nuk sjell asnjë ndryshim.
Si djemtë e mirë, edhe ata të këqijtë dërgojnë e-maile, përdorin skype-n dhe ushqehen nëpër restorante. Por për shkak se shoqëria përbëhet kryesisht nga djemtë e mirë, përdorimet e dobishme të këtyre teknologjive dypërdorimshe peshojnë më shumë se përdoruesit e këqij. Një siguri më e madhe në internet na bën të ndihemi më të sigurt, edhe pse në fakt kjo gjë ndihmon së tepërmi djemtë e këqij. Nuk ka kuptim të dëmtohemi të gjithë ne, në përpjekje për të dëmtuar të këqijtë (kriminelët).
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›