E Martë, 3 Nëntor 2026

Maturantja e ekselencës, Erida Puka, fituese e olimpiadës në matematikë

Erida Puka është maturante në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër. Disa ditë më parë u shpall fituese e fazës së dytë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës si dhe pjesëmarrëse në olimpiadën Evropiane të Matematikës për vajza.

Suksesi për Eriden nuk është rastësor, e as prirja për matematikën. E ëma është mësuese matematike ndërkohë që pasionin për lëndët ekzakte kanë edhe motrat e saj. Të ardhmen Erida e sheh në Turqi në degën e shkencave kompjuterike.

Erida Puka është nxënëse ekselence me mesatare 10. Të njëjtin rezultat synon ta arrije edhe në maturën shtetërore.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›