Tiranë, gjendet trupi i 12-vjeçares së mbytur

Gjendet pas dy ditë kërkimesh trupi i 12-vjeçares Emiljana Mekaj e cila u mbyt dy ditë më parë në lumin e Tiranës.
Trupi i pajetë i vogëlushes është gjetur nga polumbarët tek Ura e Institutit në Kamëz ku rryma e lumit e kishte tranportuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës ku Emiljana e vogël ishte duke kaluar urën që përbëhet nga vetëm dy dërrasa të pa qëndrueshme në momentin kur ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumë.