Ekskluzive/ Bici: “Dinamo në Kupën UEFA, fryt i punës së katër trajnerëve”

Ka rreth dhjetë ditë, që nga data 1 korrik që tekniku i njohur Vasil Bici nuk bën me pjesë në stafin teknik të Dinamos dhe ka shkëputur marrëdhëniet financiare nga klubi blu. Madje ka refuzuar edhe ofertën e presidentit të Dinamos, Besnik Sulaj, për të qenë ndihmës i Faruk Sejdinit. E takuam trajnerin që e coi Dinamon në Kupën UEFA në tribunb Vip të stadiumit "Selman Stërmasi" teksa ndiqte jo pa vëmendje stërvitjen e ekipit bullgar CSKA, që do të ndeshet nesër me Dinamon në raundin e parë kualifikues të Kupës UEFA. I sjellshëm si gjithmonë, Vasil Bici pranoi me kënaqësi të jepte këtë intervistë për sajtin albania-sport.com
- Bici arritët ta conit Dinamon në Kupën UEFA, por nuk mundët ta drejtonit atë në ndeshjet ndërkombëtare të ekipit blu?
- Punuam një sezon të tërë për të cuar Dinamon në Kupën UEFA dhe ia arritëm qëllimit. Ishte një kënaqësi për mua, një vlerësim i punës sime por edhe i skuadrës. U futëm në kompeticionet europiane dhe ky është shpërblimi më i mirë i mundit dhe djersës që derdhëm jo vetëm unë por dhe trajnerët e tjerë që drejtan Dinamon gjatë edicionit të kaluar, duke filluar nga kroatët Bonacic dhe Katalinic, por edhe të Sulejman Demollarit për aq sa qëndroi.
- A ndjeni keqardhje?
- Trajneri i porsaardhur Faruk Sejdini është në drejtim të skuadrës dhe kjo lëvizje është e pranueshme, pasi lëvizje të tilla ndodhin rëndom në të gjithë botën. Është e natyrshme që duhen respektuar preferencat e presidentëve, shpenzimet që ata bëjnë për ekipet. Por, ajo që e bën jo të pëlqyeshme këtë ndryshim pankinash, është se të paktën trajneri që e coi aty duhet të drejtonte ekipin në ndeshjet ndërkombëtare, ashtu sic bëri Elbasani me Ilir Dajën, Partizani me Sulejman Starovën dhe Tirana me Mirel Josën. E them me sinqeritetin më të madh se jam shpirtërisht në mbështetje të skuadrës dhe do t'i uroja asasj suksese në ballfaqimin ndërkombëtar me ekipin e vështirë bullgar.
- Si e vlerësoni CSKA-në, teksa nuk po mungoni as edhe në stërvitjen njohëse të saj në "Selman Stërmasi"?
- Jo vetëm unë, por të gjithë trajnerët profesionistë si dhe shtypi e vlerëson si një kundërshtar të fortë. Në provën e parë, që do të zhvillohet nesër në Tiranë kam besim shumë te djemtë e mi të dikurshëm se do të dinë të japin më të mirën. Shpresoj të arrijnë një rezultat pozitiv për të pretenduar në ndeshjen e dytë kualifikimin.
-Dinamo ka dështuar në tre edicionet e fundit për të kaluar turin e parë në ballafaqimet ndërkombëtare, ku ka humbur edhe me rezultate të thella, madje edhe të dyshimta, ku dhe ju vetë keni shprehur publikisht shqetësimin tuaj?
- Nuk di cfarë të them për këtë Dinamo, por për ekipin që unë kam drejtuar në Konstanca unë i kam bërë qëndrimet e mia publike dhe s'kemi pse i përsërisim më. Nuk di cfarë të them për CSKA-në më shumë. Mundi Livepulin në takimin e parë pas elimiminit që i bëri Tiranës dhe në mos gaboj udhëhiqte 2-0 në Liverpul pas vetëm 20 minutash lojë, pavsarsisht se humbi ndeshjen 5-2, për shkak të gabimeve në fund të ndeshjes. Është një kundërshtar mjaftë i fortë, edhe pse nuk di nëse e ka rruajtur atë kondicion të vitit të kaluar apo jo.
Intervistoi: Dash Frashëri