E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ Sejdini: “E dashur CSKA, nuk je e pathyeshme!”

I përqendruar totalisht në ndjekjen e stërvitjes së CSKA, trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, bën shënjë se nuk duhet t'i tërheqim vëmendjen edhe për disa minuta për intervistën e tij me albania-sport.com. "Xhaxhi" ndihet pak i pakënaqur që Dinamo e tij do të stërvitet pas ekipit bullgar në tapetin e "Selman Stërmasit", por megjithatë e ruan qetësinë e tij olimpike. Është i shqetësuar për gjendjen fizike të Gudjabit, i cili e filloi me vonesë fazën përgatitore,por edhe për kroatët të cilët përvec Kastel, nuk duken se janë në formë.

- Presor Sejdini, pak orë para sfidës së vështirë me CKSA –në jeni duke ndjekur më vëmendje stërvitjen e kundërshtarit?
- Si të gjithë ballafaqimet ndërkombëtare dhe sidomos për ne shqiptarët ato kanë rëndësinë e vet. Aq më tëpër që Dinamo hap sezonin sportiv në Tiranë, menjëherë pas përfundimit të Botërorit (qesh). Dëshirojmë që në ndeshjen e parë dëshirojmë t'u japin një satisfaksion tifozëve dinamovitë pse jo dhe të gjithë atyre që do të vinë në stadium apo do ta ndjekin përmes televizionit dhe radios. Është e natyrshme që ne do të luajmë për një rezultar pozitiv për të dhënë edhe nëj sinjal pozitiv për tifozerinë shqiptare që kohët e fundit është ftohur më shumë se sa duhet.
- Sa e vështirë paraqitet për Dinamon dhe për ju CSKA-ja?
- Tashmë dihet që është një ndër ekipet e forta jo vetëm të raundit të parë por edh pretendent serioz për më fitimin e Kupës UEFA. Nga ana tjetër nuk duhet të kurrsesi t'i konsiderojmë ata të pathyeshëm, pavarsisht se janë një nga ekipet më emër të respektuar në Europë. Koha po tregon vazhdimisht se diferencat midis ekipeve të mëdha dhe të vogla sa vjen dhe ngushtohet cdo ditë e më shumë. Në do të bëjmë c'është e mundur që me esperiencën ndërkombëtare dhe me një mobilizim më të mirë të ekipit t'i ndalojmë ata të paktën në Tiranë.
- Shprësojmë për një fitore në Tiranë?
- Sigurisht që po, përderisa luajmë edhe në fushën tonë. Psikologjikisht për momentin jemi mirë, dëmtime nuk kemi dhe futbollistët janë stërvitur mirë.
- Te ekipi a ndihet optimizimi për ta kaluar këtë kundërshtar?
- Në përgjithësi futbollistët flasin pak, ndërsa është tekniku ai që duhet të gjejë faktorët më thelbësorë për motivimin e tyre në stërivtije dhe për t'i bërë më të predisspozuar në fushën e lojës.
- Jeni duke ndjekur stërvitjen e kundërshtarit. Një përshtypje të parë?
- Stërvitje është relaksuese dhe shërben më shumë për të ndjekur terrenin. Nuk është se shef dicka të madhe këtu. Lojtarët lëvizin natyrshëm dhe zbatojnë udhëzimet teknike te trajnerit. Nuk është se dalllon ndonjë gjë thelbësore për të vendosur sesi do të luash nesër. Nga pikpamja fizike të lojtarëve, ashtu si ne dhe CSKA ka lojtarë të fuqishëm nga ana trupore e kështu me radhë.
- Dinamo si do të luajë nesër?
- Deklarimet në media për skemat taktike duket se janë bërë të rëndomta. Për mua është e rëndësishme që Dinamo të jetë me këmbë në tokë dhe të përmbushë detyrat që ne i japim. Dhe kur detyrat përmbushen, dhe strategjia shkrihet me taktikën, atëherë patjetër do të kemi rezultat të mirë. Do të mundohemi të mos krijojmë zona të lira, pasi e dimë qëe janë lojtarë të shpejtë. Kryesorja është që ekipi të jetë në bllok në momentin që kundërshtari do të sulmojë. Kur të dalim nga faza mbrojtëse duhet ta lëvizim sa më shpejt topin dhe të ushtrojmë presion ofensiv ndaj mbrojtjes kundërshtare.
- Keni ndonjë informacion të vecantë për CSKA-në?
- Nuk është se kam ndonjë informacion të vecantëe për ekipin kundërshtar. Kam parë dicka vjet me Tiranën dhe disa ndeshje që luajti vitin e kaluar në Europë me Liverpulin. Kryesorja di që është një ekip i mirë dhe e luan topin shpejt.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›