E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ Neptun Bajko, rikthim në pankinën e të kuqve kryeqytetas

Nga Altin B. Kodra

Një gjë të tillë e ka pohuar dje ekskluvizisht për "Standard" vetë veterani i pankinës së kuqe, i cili, padyshim që nuk i ka fshehur edhe emocionet që e kanë shoqëruar marrjen e një vendimi të tillë nga ana e tij. "Po, kam vendosur që të pranoj ofertën e bërë nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm", - ka pohuar Bajko dje për "Standard", i kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike. Neptun Bajko do të jetë trajneri i Partizanit për sezonin e ri dhe, një tjetër legjendë e klubit të kuq, Bejkush Birce, është emëruar në postin e drejtorit teknik të skuadrës. Një gjë të tillë e ka pohuar dje ekskluvizisht për "Standard" vetë veterani i pankinës së kuqe, i cili, padyshim që nuk i ka fshehur edhe emocionet që e kanë shoqëruar marrjen e një vendimi të tillë nga ana e tij. "Po, kam vendosur që të pranoj ofertën e bërë nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm", - ka pohuar Bajko dje për "Standard", i kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike. Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi dhe disa herë trajner i Partizanit, i Vllaznisë dhe Teutës, ishte përfshirë prej afro dy javësh në klubin e kuq, por në rolin e zëvendëspresidentit të klubit dhe vetëm dje pasdite ai ka vendosur të pranojë postin e trajnerit. "Gjithcka ka ndodhur shumë shpejt dhe, të them të drejtën, ka qenë një vendim i vështirë për mua, - ka vijuar më tej Bajko, duke folur për gazetën. - Ka qenë i vështirë për një numër arsyesh, qoftë të mbartura nga përvoja, qoftë personale. Por, tashmë e kam vendosur dhe duke filluar që nesër do të filloj nga puna intensivisht me skuadrën." Duke qenë se "de jure" dhe "de facto", Sulejman Starova nuk ishte më trajner i Partizanit, një peshë të madhe në përgatitjet për sezonin 2006-2007 gjatë këtyre ditëve e ka mbajtur edhe vetë Neptun Bajko, i cili ishte kthyer, por në rolin e zëvendëspresidentit të klubit. Gjithsesi, një sezon i mirë nis nga pankina dhe një nga kandidatët më të përfolur për këtë post ishte Ilir Spahiu. Por, duket se Xhani dhe Bajko kanë vendosur ta rinovojnë plotësisht bashkëpunimin e tyre të kahershëm dhe kanë vendosur që zgjidhjen e enigmës së pankinës ta gjejnë brenda vetes. "Në fakt, presidenti Xhani kishte kohë që më kërkonte të merrja drejtimin e skuadrës, por unë kam qenë i lëkundur dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që unë pranova postin e zëvendëspresidentit të klubit, - ka sqaruar Bajko. - Por, pas konsultimeve të vazhdueshme dypalëshe, si dhe pas këshillimeve me bordin e klubit dhe miq e kolegë të mi, kam vendosur të pranoj detyrën e trajnerit." Dhe Bajko nuk ka vonuar që ta vendosë punën e tij mbi baza të shëndosha dhe një sinjal i qartë për këtë është edhe kërkesa e tij, që është pranuar, për emërimin në postin e drejtorit teknik të skuadrës të veteranit tjetër të pankinave, Bejkush Birce. Rikthimi i këtyre dy figurave historike në drejtimin e skuadrës së Partizanit është një ogur i mirë për tifozët e shumtë të kësaj skuadre anembanë Shqipërisë. Ndërkaq, vetë Bajko ka pohuar se bërthama e skuadrës së sezonit të shkuar, do të mbetet e njëjtë, pasi, një pjesë e mirë e lojtarëve kanë rënë dakord parimisht për të qëndruar në klubin e kuq. Kështu, bëhet fjalë për portieri durrsak, Orges Shehi, korcarin Paulin Dhëmbi, mesfushorët Igli Allmuca dhe Gjergji Muzaka, organizatorin Dorian Bylykbashi, brazilianin Alan dhe kongolezo-gjermanin Sasha Delain. Këta dy të fundit kanë ndërmjetësuar edhe për ardhjen në skuadër të dy lojtarëve të tjerë të huaj. Kështu, bëhet fjalë për një sulmues të mirë brazilian, të propozuar nga Alan, i cili pritet të mbërrijë së shpejti në Shqipëri, dhe një lojtar afrikan të mesfushës, të propozuar nga Delain. "Shumica e lojtarëve titullarë që ju përmendët, bëjnë pjesë në planet e mia", - ka pohuar Bajko, i cili ka shtuar se ai nuk ka ndonjë kërkesë specifike për ndonjë lojtar a përforcim të vecantë, me përjashtim të 3 lojtarëve të rinj, të cilët ai i sheh si të perspektivës. "Nënshkrimi i kontratave me këtë bërthamë lojtarësh është shumë i rëndësishëm për mua, pasi ajo që nevojitet paskëtaj është thjesht ndonjë përforcim në sektorë të vecantë", - përfundon Bajko, duke folur për "Standard".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›