E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Largohet Arena, pritet Klinsmani

Pas tetë vitesh në drejtimin e përfaqësueses amerikane të futbollit, teknikut Bruce Arena, nuk i është rinovuar kontrata, edhe pse ai konsiderohet si një nga trajnerët më të suksseshëm në futbollin e Shteteve të Bashkuara. Arena, që pari një bilanc të admirueshëm me 71 fitore gjatë "mbretërimit" tetë vjecar të tij, arriti ta conte SHBA në cerkefinalet e Kupës së Botës së vitit 2002, por pa mundur ta kualifikojë dot në raundin e dytë të finaleve të Botërorit Gjermani 2006. Gjë që provokoi edhe pakënaqësinë e Federatës Amerikane të Futbollit, që bëri publike faktin e mos rinovimit të kontratës, ndërkohë që ajo e mëparshmja skadon në fund të këtij viti. "Bruce shprehu dëshirën për të vazhduar, por ne nuk e shohim të arsyeshme për të vazhduar", - tha presidenti i federatës Sunli Gulati.
Por jo një emër tepër sugjestionues mund të jetë në krye të pankinës.
Ish-tekniku i Gjermanisë, Klinsman është përfshirë në listën e kandidatëve që mund të zëvendësojnë teknikun e skuadrës amerikane Brjus Arena, që largohet nga detyra pas dështimit në botërorin e Gjermanisë.
Klinsman që jeton në Kaliforni dha dorëheqjen nga drejtimi i Gjermanisë, pak ditë më parë, pas dy vjetësh në këtë post, duke bërë të ditur se dëshiron që të kalojë një kohë më të madhe pranë familjes.
"Jurgen Klinsman përbën një kandidaturë të pëlqyeshme pasi ai jeton në Amerikë dhe ka shprehur dëshirën që të mbetet në Amerikë. Ndaj dhe jam i sigurt se ne do të bisedoimë me të, pohoi presidenti i federatës amerikane të futbollit, Sunil Gulati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›