Ekskluzive: Skandal i radhës i Dukës

Nga Xhevdet Zekaj
Ali Babai dhe 40 hajdutët në ethet e rakisë dhe shkatërrimit ku kanë cuar futbollin festonin në Rogner, nuk ka si bëhet më mirë! Ata festonin atë palofutboll salarie apo të vjedhur hapur, ndërkohë që të paktën duhet të kërkonin ndjesë për skandalet radhë, abuzimet, paftësinë etj, etj që i kanë shkarkuar këtij vendi sa për dhunën aq për fenomenin "Sopjani", sa për Memën, po aq edhe për Deliun, sa për Burrelin, po aq edhe për Gjirokastrën, sa për kapuconin "Erzhik", po aq edhe për konfliktin me shtetin, sa këpucën e Xhadit (Bizhdilit), po aq për përqindjen e sponsorëve që akuzoi Ministri Leskaj, sa për për, për....etj, etj. Në momentet që Ali Babai dhe dyzet hajdutët shqepeshin së ngrëni, në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës lexova skandalin e radhës dhe mjaft të rëndë të kësaj shoqate që është më shumë se abuzim, më shumë se gabim se për shkelje statuti apo ligjesh kjo shoqatë i ka treguar vendin edhe shtetit, edhe kushtetutës, edhe jo vetëm që nuk i është ngulur gozhda, por ajo ja ka ngulur pykën edhe MTRKS-së apo më tej. Ali Babai (Armando Duka) ka dhënë hua për Bashkinë apo Klubin Besa duke bërë shkeljen e radhës të mënyrës stoike të vet ndaj statutit të FSHF-së. Duke lexuar statutin e shoqatës së Ali Babait nuk gjeta asnjë nen që lejon apo justifikon dhënien e kredive, përjashto bonot apo veprimtarisë me Bankën. Kjo shkelje apo skandal i radhës është një veprim më se i turpshëm dhe amoral dhe shton gjynahet e kësaj federate, që e ka bërë rrugë abuzimin dhe përse mos të festojë në "Rogner", kur ajo i ka ngulur pykën MTRKS-së, dhe më lart, kur ia ka futur pykën futbollit dhe .... Do të mjaftonin dy raste që uzurpuesi dhe okupatori parelli i FSHF të jepte dorëheqjen, gjoba nga tatimet dhe ky borxh i dhënë në mënyrë anti-statuore. Nëse këto veprime do të ndodhnin në kompaninë private të Dukës, pra nëse ekonomisti apo financieri do t'i shkaktonte një dëm njëqind milionësh, a do ta mbante biznesmeni Duka ende në punë atë? A do të kërkonte ndihmë nga bota? A do të kërkonte dëmshpërblim nga fajtori? Në FSHF nuk e zgjidhi dhe nuk dënoi njeri, sepse ai tjetri, apo ata të lapsit dinë shumë se cfarë është bërë në atë institucion, se sa janë futur, zhdukur, apo si ka punuar natë e ditë për të "rregulluar" ato gjërat që janë mbuluar. Më tej, nëse në kompaninë e Ali Babait do të merresh një vendim i pamiratuar në statut, apo jashtë gjithë funksionimit normal e në kundërshtim me vendimet e bordit a do të mundte të mos reagonte dhe a do funksiononte ortakëria? Por, kupola apo mafia e Rrugës së Elbasanit ka dy standarde, një për mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë private, xhepit personal, dhe një tjetër të mallit pa zot, apo atë të pronës së përbashkët? Por aty mund të bëhet gjithcka, mjafton që klani i klanit të mbështesë, mjaft që të paguash shtrenjtë sigurinë se kam Aleksandrin e Madh, edhe kur ke qëllim që të shkatërrosh futbollin. Trimat e "Selfo Qorrit", apo banda e Ali Babait, nën afshin e rakisë festojnë vitin më të turpshëm e më të padenjë të futbollit, vitin që e ka zili dhe kampionati i 1997, vitin e dhunës, e shitblerjes, e asamblesë fantazmë, e stadiumeve bosh, e dënimit të gjithë stadiumeve nga dhuna etj, etj Federata ka hedhur në gjyq Bashkinë se i ka dhënë hua, por ata a e dinë se kësaj shoqate i ndalohet kredidhënia? Po ata, a i zbatojnë vetë ligjet apo "bëj si them unë mos bëj si bëj unë"??? Nesër a pasnesër nëse do të kërkohet kokë turku pak rëndësi ka se kush do të jetë, por një gjë është e rëndësishme Ali Babai do t'u ngulë pyka atyre që i do qejfi, atyre që kanë mbyllyr sytë e janë dorëzuar përballë anormalitetit, pyka që nuk i shkul dot jo një Alibal e Spahi, por as gjithë komuniteti i futbollit. Ndoshta Byroja Politike (nënkupto: Komiteti Ekzekutiv) i FSHF duhet të mblidhet urgjentisht të verifikojë procedurat e dhënies së kësaj kredie, ndoshta edhe njëherë njerëzit e futbollit si M. Zhega, M.Bushati, Gj. Thaka, K. Cipi, T. Kastrati M. Targaj e ndonjë tjetër, të mblidhen e të kërkojnë llogari, që me emrin e tyre mos të abuzohet. Ndoshta se realiteti ka treguar ndryshe, ose edhe këta do të flasin ose kur të hiqen, ose kur Ali Babai të ngul pykën e radhës. Është rasti, ndoshta nga të fundit, që të ndërgjegjësohen se pak nga pak do të jenë pjesë e kënetës Miciane të antifutbollit, që më shumë se një mandat do t'i ndjek nga mbrapa pendimi që ishin bashkëudhëtarë me njerëz që kanë urrejtje patologjike për futbollin, dhe etja për pushtet ekonomik e presidencial justifikon cdo lloj qëllimi. Ali Babai kërkon lekë për një kredidhënie të paligjshme, nëpërmjet rrugës gjyqësore, madje dhe me kamatë, kërkon drejtësi nga gjykatë që e ka dënuar, apo postin ja ka quajtur të padrejtë? Ky është morali i kënetës së "Shrekut", moral i denjë për më shumë se një antifutboll. Po kamatën ku është futur futbolli, kush dhe kur do ta paguajë??? Skandal i radhës apo më shumë se kaq! Pak rëndësi, sepse për kupolën kjo është shumë pak me ato që ka bërë në mënyrë permanente? Xhevdet Zekaj FSHF ka ngritur këtë padi civile ndaj Bashkisë Kavajë: Detaje të cështjes civile Nr. 9701 Gjykata e shkallës së parë Nr. i Cështjes: 9701 Dt. e regjistrimit: 04.12.2006 Paditesit: Federata Shqiptare e Futbollit (F.SH.F) Te paditurit: Bashkia Kavaje Lloji i Cështjes: Padi Kontrate Huaje (Neni 1050-1055) Baza Ligjore: Neni 1050 - 1055 Objekti: Detyrimin e te paditurit te ktheje likuidimin e detyrimit te detyrimit kontraktor duke paguar ne favor te paditësit shumën 53.500 USD se bashku me kamatat e arrira per vonesen e likujdimit te detyrimit. Statusi i dosjes: Gjykim Gjyqtari: Agim Bendo Ja legjislacioni përkatës: Titulli: 2, KONTRATAT E VECANTA Kreu: 19, HUAJA Neni: 1050 Përmbajtja: Me kontratën e huasë njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një shume të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t'i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij Iloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit. Neni: 1051 Përmbajtja: Përvec kur me marrëveshje të palëve është parashikuar ndryshe, huamarrësi duhet t'i paguajë huadhënësit kamatat. Kamatat, për të cilat është rënë dakord, paguhen cdo vit, përvec kur palët kanë parashikuar ndryshe. Mospagimi i kamatave përbën mospërmbushje thelbësore të detyrimit. Neni: 1052 Përmbajtja: Në rast se palët janë marrë vesh për kthimin me këste të parave ose të sendeve dhe huamarrësi nuk përmbush detyrimin e pagimit të dy kësteve ose nuk përmbush, me një vonesë prej më shumë se tre muaj, pagimin e vetëm një kësti, huadhënësi mund të kërkojë kthimin e menjëhershëm të parave ose të sendeve të dhënë hua. Neni: 1053 Përmbajtja: Kur kthimi i sendeve të dhëna hua është bërë i pamundur ose tepër i vështirë pa fajin e debitorit, ky është i detyruar të paguajë vleftën e tyre, duke marrë parasysh kohën dhe vendin në të cilën do të bëhej kthimi. Neni: 1054 Përmbajtja: Huadhënësi është përgjegjës për dëmin që i ka shkaktuar huamarrësit, për të metat e sendeve të dhëna hua, në qoftë se nuk provon se nuk ishte faji i tij që nuk kishte dijeni për ato. Në qoftë se huaja është pa shpërblim, huamarrësi është përgjegjës vetëm në rastin kur, duke i ditur cenet, nuk e ka njoftuar huadhënësin për to. Neni: 1055 Përmbajtja: Kush ka premtuar të japë hua, mund të refuzojë të përmbushë detyrimin, po qe se kushtet pasurore të palës tjetër janë në gjendje të tillë sa e bëjnë tepër të vështirë kthimin dhe huadhënësit nuk i janë ofruar garanci të përshtatshme.