Klubet nuk presin afatin, regjistrojnë përforcimet e tyre

Nga Ejup LLUMNICA
Klubet, të cilat dëshirojnë që stinorin pranveror (i cili edhe do ta përcaktojë kampionin e Kosovës, si dhe njëherësh do t'i bëjë të ditura skuadrat që do të largohen nga elita), ta nisin me përforcime këtë mund ta bëjnë prej 4 deri më 12 janar, periudhë e cila nga Komisioni për regjistrimin e lojtarëve i FFK-së është paraparë të jetë afati kalimtar. Ajo që duhet theksuar është se për dallim nga vitet e kaluara, kur klubet prisnin momentet e fundit për regjistrimin e lojtarëve, këtë herë po ndodh e kundërta. Tashmë skuadra Trepca ‘89 ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e lojtarit Malsor Gjonbalaj. KF "Hysi", gjithashtu, ka konkretizuar kontratat me Ardian Shehun, Faruk Statovcin dhe me Driton Vokshin. Ndërsa, Prishtina ka angazhuar lojtarin Ertan Hasani, nga Slloga Jugomagnat e Shkupit. "Kjo është normale, pasi që Rregullorja për transferim të lojtarëve lejon që edhe para fillimit të afatit të konkretizohet kalimi i futbollistëve", thuhet në njoftimin e FFK-së.