Lorik Cana nisi misionin e ri, atë humanitar

Nga Ejup LLUMNICA
Të jesh kampion në fushën e gjelbër është një kënaqësi e vecantë, megjithatë të jesh kampion në një organizatë, e cila ndihmon fëmijët me nevojë, është një nder i madh. Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e mëdhenj, e këtë e bëri sportisti i famshëm Lorik Cana, i cili edhe një herë mund të vlerësohet si krenaria jonë. Lorik Cana, i shoqëruar nga babai i tij, Agimi, dje edhe zyrtarisht ka pranuar titullin kampion i parë i OZHM-së (Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit) për Kosovë. "Loriku iu bashkua qindra personave të njohur dhe të respektuar në tërë botën që avokojnë për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit si në rrafshin global, ashtu edhe në vendet e tyre. Loriku do t'u bashkëngjitet Ronaldos dhe Zidanet, të cilët i mbështetën këto vlera", tha në fjalimin e tij përfaqësuesi i UNDP-së, Frode Mauring. "Sot Loriku bën hapin e parë në avokimin për ta luftuar varfërinë dhe plagët e tjera te populli i Kosovës. Ju përket juve medieve që ta përhapni porosinë e tij, në mënyrë që institucionet relevante të koncentrohen në këto cështje", u shpreh më tej përfaqësuesi i UNDP-së. Ndërkaq, vetë Loriku është ndier i nderuar për këtë që do të bëjë, dhe premton se kurrë nuk do të hezitojë të bëjë gjëra të tilla për vendin e tij. "Për mua kjo është dicka e vecantë, përderisa Zidane dhe Ronaldo kanë ndihmuar shtetet e tjera, unë do të jem i nderuar që do ta ndihmoj vendin tim, ky është dallimi i vetëm që kemi", tha Lorik Cana. Gjatë qëndrimit të djeshëm në Prishtinë, Lorik Cana ka vizituar edhe Sos Fshatin e Fëmijëve.