Ekskluzive/ Sul Demollari: “Shqipëria e vështirë për miqtë e mi Piturka dhe Lupesku”

Sulejman Demollari është një nga specialistët që e njeh me mirë se kushdo tjetër futbollin rumun. Jo vetem se ish-lojtari i Dinamos së Tiranës dhe Dinamos së Bkureshtit, tashme 42-vjecar, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të huaj që kanë luajtur në Rumani, teksa është shpallur edhe një herë golashënuesi më i mirë i kampioantit rumun më sezonin 1991-1992, kur me Dinamon e Bukureshtit në 30 ndeshje të atij sezonin shënoi 30 gola, por se ka patur fatin të luajë për katër sezone në kampionatin rumun dhe disa nga kundërshtarët e tij të dikurshëm sot janë në stafin drejtues të Kombëtares rumune, përfshirë trajnerin Piturka apo dhe ndihmësin e tij Lupeskun, me të cilin "Demo", sic thirrej ai ka luajtur së bashku në një skuadër. Sulejman Demollari ka zhvilluar 99 ndeshje duke shënuar gola në Rumani, madje edhe në ndeshjen e parë të tij në kampionatin rumun, Dinamo-Petrohul, më 25 gusht 1991, shënoi 2 gola në fitoren 6-0. Demollari është vlerësuar nga media sportive rumune si lojtari më i mirë i huaj që ka luajtu në Rumani.
Albania-sport.com zhvilloi një intervistë ekskluzive me ish-lojtarin (43 ndeshje, 1 gol) edhe trajnerin e Kombëtares shqptare në ambjentet e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" ku kishte ardhur për të ndjekur edhe stërvitjen e përfaqësues rumune, për të takuar miqtë e dikurshëm dhe për të dhënë më pas edhe disa intervista për median rumune.
-Albania-sport.com: Sulejman Demollari, si një ish-futbollist i shquar që keni luajtur për katër sezone në Rumani (1991-1994) konsideroheni si njohësi më i mirë i futbollit të këtij vendi. Si e vlerësoni nga pozitat e një ish-trajneri të Kombëtares?
- Sulejman Demollari: Sigurisht, është një ndeshje e vështirë. Por, unë them se duhet të jemi optimistë si në ndeshjen e parë në Bjellorusi. Duhet rruajtur fryma dhe përqendrimi maksimal, kështu që vlerësoj se Rumania nuk është e pathyeshme. Megjithatë, unë them se është një ekip i fortë që gëzon një emër të mirë në Europë dhe në Botë. Rumania është pjesëmarrëse në finalet e disa kampionateve europiane dhe botërorë dhe duhet të kemi respekt edhe për traditën e saj.
AS.com: -Ju kni luajtur në Rumani me Dinamon e Bukureshtit. A mund të bëni një krahasim dhe të veconi karakteristikat e futbollit shqiptar me atë rumun?
S.D. -Ajo që bie në sy është niveli i lartë i kondicionit fizik. Të gjithë trajnerët në Rumani e vënë theksin te përgatitja fizike. Kjo është një nga elementët më thelbesorë të futbollit rumun. Ne duhet t'u përgjigjemi me përqendrimin tonë në lojë dhe me disiplinë deri në fund.
AS.com:- Shqipëria nuk ka një bilanc të mirë me skuadrat rumune, madje ka humbur shtatë ndeshjet e fundit, ku dhe më e vecanta është fakti se një nga golat i ka shënuar trajneri aktual i Rumanisë, Viktor Piturka, në një ndeshje të humbur nga ne 5-1.
S.D. –Trajneri i Kombëtares Piturka apo Picurka sic thuhet në gjuhën rumune është edhe një lojtar i shquar i këtij vendi, një ish-sulmues nga më të mëdhenjtë në Rumani. Madje Piturka është edhe një kampion i Europës me Steaua, në vitin 1986 në mos gabohem, ku në atë vit ka dalë edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Kampioneve . Dëshiroj që ndeshja të bëhet e bukur, pasi edhe Rumania e ka vlerësuar ekipin tonë. Edhe në intervistat që kam pasur me gazetarë dhe televizonet rumune, gazetarët e tyre më kanë pohuar një lloj frike dhe kanë pohohuar se duhet vlerësuar në maksimum ekipi shqiptar.
AS.com: - A ka ndonjë te stafi aktual i ekipit rumun ndaj të cilëve keni luajtur?
S.D.- Sapo u takova me Lupeskun, ndihmësin e Piturkës, me të cilin kam luajtur për pak kohë te Dinamo e Bukureshtit, por më pas ai u transferua në Gjermani. Edhe Jovan është në stafin e tij. Jemi shumë miq me njeri-tjetrin dhe jemi takuar shpesh herë në Bukuresht. Unë kam si lojtar kam luajtur katër ndeshje qoftë miqësore në Konstanta. Ndërkohë që kam luajtur edhe me një lojtar si Munteanu për tre sezone te Dinamo e Bukureshtit. Ai është thirur në Kombëtaren rumune, por nuk mundi të vijë në Tiranë për shkak të vdekjes së kunatit të tij.
AS.com: - Si e parashikon një specialist si Demollari, rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Rumani?
S.D. – Dihet që në futboll ka dhe të papritura. Një rezultat me barazim do të isha i kënaqur për ekipin tonë, por kam dëshirë të mendoj edhe për fitoren.
AS.com: - Ju keni qenë trajner i Komëbtares si e vlerësoni atë?
S.D. – Kombëtarja shqiptare sa vjen edhe rritet. Kjo ka të bëjë edhe me faktorin që shumë shqiptarë luajnë jashtë Shqipërisë dhe përgatiten nga stafe profesioniste të klubeve ku luajnë. E rëndësishme është që lojtarët të sjellin atë frymë sidomos në përqendrimin në ndeshje.
AS.com: - Kur keni qenë për herë të fundit në Rumani?
S.D. – Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që kam qenë atje edhe me drejtuesit e klubit të Tiranës për të parë mundësinë e marrjes së një futbollisti. Vazhdoj të mabj kontakte, kam shumë miq.
AS.com: - Sa është tregu i lojtarëve rumunë?
S.D. – Shumë i shtrenjtë. Një lojtar i mirë vlen edhe 1 milion euro.
AS.com: - Duke i njohur lojtarët e Rumanisë, nga kush mendon se duhet të kemi më shumë kujdes?
S.D. – Emrat e tyre janë të njohur për këdo si: Mutu dhe Civu. Por tashmë në përfaqësuesen rumune janë edhe Kodra i Getafes në Spanjë, apo Roshu dhe Petre që luan me CSKA e Sofjes. Me Roshu kam lujtur te Dinamo e Bukureshtit, por atëherë ai ka qenë një lojtar shumë i ri.
AS.com: - Besoni se faktori fushë do të ndikojë në arritjen e një rezultati pozitiv?
S.D. – Natyrisht që ndikon. Ne kemi një publik të zjarrtë dhe besoj se edhe shkallët e stadiumit do të jenë të mbushura. Tifozët janë plus dhe për atmosferën e ndeshjes.
AS.com: - Në planin personal, me se merret Demollari tani?
S.D.- Ka pak ditë, rreth dy javë që kam hapur një akademi futbolli private të cilën e kam quajtur "Akademia e Futbollit Demollari", ku do të stërviten fëmijë nga mosha 6-vjec e deri në 16-vjec. I jam përkushtuar fort asaj duke qenë edhe se nuk kam patur oferta për të drejtuar ndonjë ekip të elitës, që me thënë të drejtën sa vjen dhe vështirësohet. Dua t'u transmetoj fëmijve që trajnor pasionin për futbollin dhe të përfitojnë sa më shumë nga teknika. Por, megjithatë dua të shtoj se duhet një organizim më i mirë më përgjithësi i futbollit shqiptar.
Intervistoi: Dash Frashëri