Bariç “Djema, kujdes nga Adrian Mutu”

"Është një ndeshje e vështirë, pasi rumunët janë më të mirë se ne. Vetë klalsifikimi në FIFA e tregon ketë" - pohoi trajneri ikombëtares shqiptare, Oto Baric. "Sidoqoftë, ne jemi përgatitur të shfaqim më të mirën. Lojtari më i mirë i tyre është Adrian Mutu, dhe sot së bashku me ekipin kemi parë në viedoekasetë të gjitha veprimet e tij. Do të jetë shumë e vështirë për të markuar një lojtar të till pasi Mutu po gezon një formë të mirë", shtoi Baric, që tashmë ndodhet edhe para dilemës se cilin portier duhet të vendosë në portë: Likën që gaboi dukshëm në golin e parë apo Arjan Beqajn. "Do ta nis me të njëjtin grup që filloi takimin edhe në Bjellorusi", pohoi ai.
Mesfushori Lorik Cana vuan ende nga një problem në gju. "Tani po e ndjej më shumë dhimbjen dhe nuk e di nëse do të bëhem gati për Rumaninë", thotë ai. Ndërsa, Debatik Curri, një nga më të mirët në ndeshjen me Bjellorusinë, edhe pse hyri si zëvendësues thotë: "IShte ndeshja ime e parë zyrtare dhe kam mundësi të jap akoma më shumë. Shpresojmë për një rezultat të mirë me Rumaninë".