Piturka: “Të dyja ekipet kanë shanse për të fituar”

Skuadra Kombëtare e Rumunanisë zhvilloi sot në orën 11.00 stërvitjen e vetme njohësë ne stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", e ndjekur nga një grup i madhe gazetarësh rumunë dhe shqiptar, të medias së shkruar dhe elektronike. Sipas shefit të shtypit të Federatës Rumune, Aurel Zaharia janë mbi 30 gazetarë të gazetave më të medha sportive rumune dhe përfaqësues të 7 televizioneve.
Trajneri Viktor Piturka e ndau fillimisht skuadrën në tre grupe, ku lojtarët kryen vrapime të lehta, xhonglime me topin, ndërsa ai vetë u bashkua me grupin ku bënin pjesë Adrian Mutu dhe Kristian Civu. Në përfundim të seancës stërvitore prej 90 minutash, përfaqësuesja rumune zhvilloi edhe një minindeshje prej 20 minutash.
Pas përfundimit të stërvitjes trajneri rumun Piturca dha një konferencë të shkurtër për median shqiptare dhe paksa me të gjata për atë rumune, në gjirin e së cilës kanë mbërritur në Tiranë.
Gjatë deklarimeve të tij për median rumune, Piturka theksoi se :"Duhet të kemi repsekt për kundërshtarin". Në lidhej me stadiumin Piturka pohoi: "Fusha është e mirë, por bari nuk është cilësor si ai stadiumit të Bukureshtit. "Ndoshta që ka qenë edhe pak i qullur", - është shprehur ai.
Në lidhje me disa shkrime denigruese të shtypit sportiv rumun për Shqipërinë, Piturka pohoi se ai vetë merret me ekipin kombëtar të futbollit dhe kjo cështje mund t'u takojë dy federatave. "Unë kam respekt për Shqipërinë dhe ekipin e saj".
Piturka në deklarimin e tij u shpreh për gazetarët shqiptare:
"Shqipëria është nëj ekip i mirë dhe në rritje dhe është një kundërshtar i vështirë. Kam parë kaseten ndeshjes Bejllorusi-Shqipëri dhe pashë se Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë kundër Bjellorusisë. Unë mendoj se nesër të dy ekipet kanë shanse të mira për të fituar. Mungesat në formacion? Jo nuk do të ketë".
I pyetur nga albania-sport.com në lidhje me ndonjë një njohje të vecantë në Shqipëri, Piturka përmendi emrin e Sulejman Demollarit, me të cilin ka luajtur si kundërshtar qoftë në kampionatin rumun në derbin e përhershëm Steaua-Dinamo e Bukureshtit, qoftë me ekipet kombëtare. "Demollari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të huaj që kanë ardhur në Rumani", - pohoi Piturka, golashënuesi më i mirë rumun i Steau Bukureshtit, kur fitoi Kupën e Kampioneve në vitin 1986. "Por historia ime si futbollist nuk ka të bëjë aspak me ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë", - përfundoi trajneri i formacionit "blu-verdhë-e kuq", që madje i ka shënuar edhe nëj gol Shqipërisë në fitoren e bujshme 5-1 në Bukuresht, në ndeshjen e fundit të Shqipërisë kundër Rumanisë.
Dash Frashëri