Londër, super-heronjtëzbresin në muzeun prej dylli

LONDER- I pabesueshmi Hulk, Uolverin, Njeriu Merimangë, Njeriu i Hekurt e ikona të tjera të Universit Marvel do të zbresin në Londër gjatë kësaj vere, në shtabin e përgjithshëm të super-heronjve: Muzeun e Statujave prej Dylli Madam Tuso. Personeli i muzeut kreu përgatitjet e fundit për ekspozitën më të re që u hap në këtë muze më 2 Qershor. Ata mprehën kthetrat e Uolverin ndërsa pastruan nga pluhuri kostumin e Njeriut të Hekurt në pritje të hordhive të fëmijëve që do të vijnë për të parë nga afër për herë të parë në përmasa reale heronjtë e revistave vizatimore.
Ekspozita përfshin një ndërthurje ekranesh të mëdhenj e përshkrimesh origjinale të personazheve të revistave vizatimore të Marvel. Robert Doëney Junior në rolin e Tony Stark (alias Njeriu i Hekurt) qëndron përkrah Samuel L. Jackson në rolin e Nick Fury, ndërkohë që Spider-Man shfaqet në formën e tij më tradicionale.
Joshja më e madhe për vizitorët, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, në këtë ekspozitë është një skulpturë me lartësi katër metra e gjysmë e I Pabesueshmi Hulk e cila ngrihet në lartësinë e dy kateve në këtë ekspozitë me tre kate. Edhe vizitorët kanë mundësi të fotografohen në poza superheronjsh, në ambjente interaktive, si dhe kanë mundësi të varen nga tavani me Njeriun Merimangë, apo të fluturojnë mbi Londër falë një efekt viziv special.
Një film nëntë minutësh i realizuar posaçërisht për Madam Tuso i sjell gjithashtu luftëtarët e krimit për herë të parë së bashku në ekranin e madh. "Ishte diçka vërtet intesive. Gjashtë muaj punë për të realizuar një film të animuar 3D me kohëzgjatje vetëm nëntë minuta qenë diçka vërtet e lodhshme por njëkohësisht argëtuese pasi është padyshim hera e parë që Njeriu i Hekurt, Uolverin, Njeriu Merimangë e Hulk shfaqen së bashku në një film, për më tepër 3D ndaj ja vlejti plotësisht" tha Joshua Ueksler, presidenti i Threshold Animation Studios i cili e realizoi këtë film të shkurtër.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në pikat më interesante të kryeqytetit britanik, përfshi këtu Muzeun Madam Tuso. Superheronjtë luftojnë në këto vende me super të keqin Doktor Vdekja e shpikjet e tij kërcënuese.
Një konsulent i Marvel ishte i pranishëm gjatë përgatitjeve të ekspozitës për tu siguruar që personazhet të ruanin origjinalitetin deri në detajet më të imta. "Ne patëm ndihmën e një përfaqësuesi të Marvel gjatë gjithë procesit. Ai u kujdes që Uolverin, Njeriu - Merimangë e tërë të tjerët të ishin saktësisht siç përshkruhet në universin Marvel. Ndaj kjo ekspozitë është vërtet e përkryer" tha ëexler.
Shfaqja e filmit bëhet në planetarium e muzeut të statujave prej dylli në të cilën ofrohet edhe një përvojë "4D", pasi. përveç pamjeve 3D që shfaqen në muret e tij publiku publiku ndjek t’i dridhet kolltuku, laget me ujë, apo preket nga rryma ajri të ftohtë sipas skenave që shfaqen në ekran.
Ekspozita e re do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë tërë verës.
(e.n/S.Topi/BalkanWeb)