E Diel, 1 Nëntor 2026

“Anna Bolena” shfaqjae fundit për sezoninshtator-qershor TOB

TIRANE- Opera “Anna Bolena” e Gaetano Donizettit është shfaqja e fundit për sezonin shtator-qershor 2010 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Sot janë zhvilluar provat në skenën e Teatrit dhe Operas, ndërsa do të vihet në skenë në datat 6, 8, 11, 13 dhe 19 qershor. Regjisorja Eleonora Paterniti kërkon të vendosë theksin tek shthurja e kohës së mesjetës, gratë joshëse dhe burrat sensual, gjithçka në një vënie skenike realiste, pa kërkuar tendencat dhe paralelizmat me kohën e sotme. Në këtë opera i këndohet jetës dhe vdekjes së Anna Bolenës, gruas më të famshme të mbretit Henriku VIII.

Ngjarjet nisin në kështjellën e Windsor-it në vitin 1536. Në këtë opera do të interpretojnë solistët: Marjana Leka, Armando Likaj, Vikena Kamenica, Eduard Sokoli, Marco Frusoni dhe Rudin Sata, etj. Skenografia e operës është realizuar nga Platon Bardhi. Kostumet në konceptin e Sartoria Arrigo-Milano.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›