E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Nisinfestimet e ditëssë Verës

ELBASAN- Festimet e Ditës së Verës sapo kanë nisur mbrëmjen e sotme në Elbasan, duke e kthyer sheshin kryesor të qytetit në një arenë festive, ku qindra qytetarë po ndjekin koncertin festiv të organizuar nga Bashkia e Elbasanit, me pjesëmarrjen e këngëtarëve elbasanas dhe bandës frymore " Afërdita".

Qendra e qytetit dhe muret e Kalasë janë zbukuruar me banderola për Ditën e Verës, ndërsa disa mini-dyqane të hapura nga biznese të ndryshme, kanë nisur që sot tregëtimin e ballakumes dhe aksesorë të ndryshëm, si bizhu, ëmbëlsira etj.

Në skenën ngritur para Portës së Kalasë këngëtarët Mehdi Zena, Eglantina Toska, Ansambli i këngëve dhe valleve "Isuf Myzyri" dhe banda frymore " Afërdita" kanë interpretuar dhe kënduar këngë elbasanase të Leks Vini, Isuf Myzyrit e Mustafa Bodinit. Qytetarët pritet të qëndrojnë në shesh deri në orët e para të mëngjesit nën ritmin e muzikës së DJ dhe grupin Danse Plus.

Nesër, aktivitetet për Natën e Verës do të nisin në orën 18.00, kur në skenën para Portës së Kalasë do të ngjiten këngëtarët Maya, Eranda Libohova, Poni, Silva Gunbardhi, Valbona Mema, Vedat Ademi, Shkëlzen Jetishi , Endri dhe Stefi Prifti, Grupi popullor "Na bashkoi kënga popullore", Ansambli "Tradita Folk", Altin Goci, etj.

Ky koncert festiv do të jetë garancia e një mbrëmje plot hare e të gëzueshme, ndërsa në orën 24.00 do të hidhen fishekzjarre. Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion për aktivitetet e festës pagane të Ditës së Verës fondin prej 2.5 milion lekësh.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›