E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miroslav Mandic, njeriu magnet

Miroslav Mandic

Beograd, 12 Mars NOA- – Konsiderohet si njeriu magnet dhe ka ngjallur kuriozitetin e gjihë botës me aftësinë e tij të mahnitshme për të tërhequr metalet.

Miroslav Mandic, 67 vjeç jeton me gruan e tij Smanovci në Beograd, Serbi dhe ka shokuar mjekët që kanë vërtetuar se ai është vërtet në gjendje të tërheqë monedha dhe objekte të tjera metalike me trupin e tij.

Njeriu magnet thotë: “E tëra filloi kur unë isha fëmijë dhe po përpiqesha të paguaja gazetën. Monedhat nuk donin të shkëputeshin nga duart e mia’.
Gjatë viteve, tërheqja magnetike e trupit të Miroslav rritej.
“Megjithatë ka diçka që më krijon problem, – thotë Mandic – Gruaja ime zemërohet shumë me mua, sepse çdo herë që unë kaloj pranë TV ose radios, ndryshoj kanalin apo stacionin.

a.e/NOA

Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›