Mel Gibson lirohet me kusht, i nënshtrohet programit këshillues

Mel Gibson, Oksana Grigorieva
E shtunë, 12 mars 2011, NOA- Aktori i shumëpërfolur kohët e fundit për problemet e tij me drejtësinë, Mel Gibson, është liruar me kusht.
Aktorit iu ul dënimi, por tashmë duhet të ndjekë një një program këshillues, pas akuzave mbi keqtrajtim familjar, në mënyrë që të mos shfaqë më veprime të tilla.
Ish-bashkëshortja e tij Oksana Grigorieva, e akuzoi Gibson për dhunë familjare në janar të vitit 2010.
Gibson ishte urdhëruar që të qëndrojë në paraburgim, por pas apelit në gjykatë atij i është lejuar të jetë i lirë me kusht.
Dënimi për Gibson përfshin 3 vjet heqje lirie në rast përsëritje, 16 orë shërbime komunitare dhe një vit konsultim të vazhdueshëm me një psikologe.
Ndërkaq ai pritet të kthehet në gjykatë më 9 qershor për t’u përgjigjur akuzave tjera në lidhje me keqtrajtimin që akuzohet se i bëri bashkëshortes së tij Grigorieva.
a.y/NOA
Lajme të ngjashmeMbyllet seanca, Beqja: Qeveri hajdute; Nishani: Prit verdiktin e KushtetuesesBoçi-Ramës: O turp, ku e ke skuqjen?!Kodheli replikon me Dodën: Fajin e ka SaliuSelmani: Vetëm zgjedhjet e parakohshme na nxjerrin nga krizaPS: Qeveria Berisha, bandë kusarësh që vendin e ka ballë drejtësisë Lidhje: akuza, gjykatë, keqtrajtim familjar, liri me kusht, Mel Gibson, Oksana Grigorieva, program këshillues