Eksodi në fotografi

Të shtunën mbrëma, në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, është hapur ekspozita personale e fotografit shqiptar nga Belgjika, Asllan Krasniqi.
Ekspozita përmban 100 fotografi, temë e të cilave është eksodi i shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
Ekspozita “Eksodi” është pjesë e aktiviteteve të organizuara nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, me rastin e Ditëve të Diasporës.
Ndryshe, në ekspozitën e fotografit Krasniqi bien në sy fotografitë që në mënyrë dokumentare paraqesin largimin e popullatës nga Kosova, kampet e të zhvendosurve në Shqipëri, të plagosurit, kthimin e kosovarëve në vend, shtëpitë e rrënuara, dhe rivarrimet.
Ekspozita “Eksodi” do të qëndrojë e hapur deri më 14 gusht.