E Shtunë, 31 Tetor 2026

"World of Warcraft" bëhet film

Studioja filmike Legendary planifikon të bëjë një adaptim filmik të serialit të njohur të lojës kompjuterike “World of Warcraft”.

Kështu, regjinë e filmit "World of Warcraft" është dashur ta bënte regjisori Sam Raimi, edhe pse studioja Legendary duket se është në kërkim të një regjisori tjetër që do ta bart në pëlhurë skenarin e Charles Leawitt. Skenari paraprak i filmit “World of Warcraft" ishte shkruar nga Robert Rodat, që njihet nga filmat “Saving Private Ryan” dhe “The Patriot”.

Leawitt, që njihet nga filmat “K-Pax” dhe “Diamantet e Përgjakura” , ka shkruar skenarin për film, megjithëse rrëfimi i filmit ende po mbahet fshehtë. Si rrjedhojë, ende nuk dihet se si do të ekranizohet beteja ndërmjet të mirës dhe të keqes, protagonistë të së cilës janë luftëtarët e Hordës dhe Aleancës.

Filmi do të duhej të shfaqet në kinema në vitin 2014.

Ndryshe, "World of Warcraft" është ndër lojërat më të njohura kompjuterike në botë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›