I provokon olimpistët

Autobusi është shndërruar në një skulpturë të madhe mekanike, e cila ngritet dhe ulet mbi gomat e pasme, derisa nga brenda dëgjohen zëra të lodhjes dhe të mundimit, që emitohen nëpërmjet altoparlantëve.
Vepra është emërtuar “London Booster”, dhe i kushtohet Lojërave Olimpike në Londër.
Cerny pohon se me këtë skulpturë, përveç monumentalitetit dhe humorit, dëshironte të nxiste ambivalencën, por edhe ironinë e shikuesve.
Ndryshe, autobusin Routemaster Cerny e siguroi në vitin 1957, në Holandë, ndërsa transformimi i tij në vepër artistike zgjati gjysmë viti. Vepra është bërë atraksion turistik, pohon drejtori i Qendrës Kulturore Çeke në Londër, Ladislav Pflimpfl.
Kritikat e veprës së fundit të Cerny janë shumë më të mira se ato për veprat e tij të mëparshme, si Entropa (e vitit 2009), ideja e së cilës ishte shfaqja e shteteve evropiane në një formë jo aq të preferuar: Bullgaria ishte ‘shndërruar’ në oturak, Gjermania në një mori autostradash që i ngjanin svastikës fashiste, ndërsa Franca në një vend ku popullata ankohet vazhdimisht, në çka sugjeronte edhe mbishkrimi “Grevë”.