Dokumentari për Rolling Stones në HBO

Televizioni HBO ndërkohë ka njoftuar se filmi do të emitohet këtë vjeshtë, megjithëse ende s’është përcaktuar termini i saktë.
“Ky dokumentar flet në mënyrë të detajuar për jetë interesante të anëtarëve të grupit, Mick, Kieth, Charlie dhe Ron, por edhe për ish-anëtarët Bill Weiman dhe Mik Taylor. Filmi përcjellë ngjarjet në fillim të themelimit të grupit, pastaj interpretimet nëpër klube, e deri tek koha kur anëtarët e tij u bënë yje planetare”, sqaron zëdhënësi i HBO, Michael Lombardo.
Nga ana tjetër, ka kohë që qarqe të afërta me Rolling Stones flasin se grupi ka filluar të ushtrojë për koncertin që do ta mbajë për nder të ditëlindjes së 50’të.
Koncertin e parë grupi Rolling Stones e mbajti më 12 korrik 1962, në klubin londinez Marquee, në Oxford Street.