E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pari në Londër

Një pikturë e artistit shqiptar, Alfred Mirashi, që jeton në Firenze (Itali), u nderua me Çmimin e Parë në ekspozitën që, me rastin e Lojërave Olimpike, u mbajt në Londër.

Ekspozita, në të cilën morën pjesë piktorë nga mbi 80 shtete, u mbajt në Barbican Centre, dhe u financua nga qeveritë britanike dhe kineze.

Shqipëria në këtë ekspozitë u përfaqësua nga artisti shqiptar me origjinë nga Miloti, Alfred Mirashi, i cili aktualisht jeton në Itali. Piktura e tij, “Këndi Mesdhetar”, u nderua me çmimin e parë në këtë ekspozitë.

“Që të gjitha pikturat e mia i quaj ‘angolo mediterraneo’”, deklaroi Mirashi për televizionin Top Channel.

Ndryshe, Alfred Mirashi ka diplomuar në Milano, dhe studimet pasdiplomike i ka vazhduar në Angli. Deri tani ka pasur shumë ekspozita në Itali dhe në Londër, ndërkohë që së shpejti pritet të hap edhe një ekspozitë në Pekin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›