Ekspedita etnografike ne kerkim te gjurmeve te folklorit

Për herë të parë një grup etnologësh me përvojë kanë ideuar kryerjen e ekspeditave etnografike në zonat kufitare të Shqipërisë. Projekti i mbështeur nga Qëndra Albanologjike do të shtrihet në zonat shqiptare të Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë. Ai synon të marë rezultate nga zhvillmet etnokulturore të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufirit zyrtar pas vitit 1913. Studiuesja Afërdita Onuzi shpjegon se sipas vëzhgimeve, këto popullsi i ruajnë ende elementët e traditave shqiptare.
“Ne arritëm të bëjmë një vështrim të përgjthshëm në të gjiha fshtatrat e krahinës së Shestanit, në të gjitha aspektet. Janë njëlloj përveç atyre ndryshime shumë të vogla. Është e njëjta kulturë. Vetë shqiptarët atje janë përpjekur që martesat t’i bëjnë midis tyre. Kishat janë ringritur me kontributin e popullsisë muslimane dhe katolike”-thotë ajo.
Onuzi pranon me keqardhje se një nga zonat më pak të studiura në shkencën e etnokulturës është ajo e çamërisë. Pyetjes se kur studiuesit do të munden të shkelin këtë terren ajo i përgjigjet.
“Do të mund t’ua jap përgjigjen ndoshta në kuadrin e Europës së Bashkuar. Është tepër e vështirë të mund të realizohen të njëjtat ekspedita që në fakt nuk ka arsye që të mos zhvillohen”-thekson Onuzi.
Vendbanimet në kufi janë ndër zonat më pak të studiuara, edhe pse ato janë shumë të pasura për specialistët shqiptarë.