E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS mbeshtet Kosoves. Dade Zerat kunder jozyrtare

Deshtimi i mbajtjes se séances se jashtezakonshme per Kosoven ne keshillin e sigurimit,kerkuar nga pala serbe per sekretaren per marredheniet nderkombetare ne PS Arta Dade eshte tregues i qarte se nderkombetaret mbeshtetin fuqimisht kosoven. Dade thote se disa qendrime kunder aksionit te qeverise kosovare per te vendosur  kontrollin ne territorin e saj, jane vetem te disa eksponenteve ne BE, ndersa qendrimi zyrtar i kesaj te fundit eshte pro ketij vendimi.

“Sot në Këshillin e Sigurimit nuk është realizuar séance e jashtëzakonshme për Kosovën mbi bazën e kërkesës që Jeremiç, ministri i jashtëm i Serbisë, ka bërë. Kjo tregon që komuniteti ndërkombëtar I cili ka qenë vazhdimisht I pranishëm për gjithë proceset demokratizuese në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë vendet më të fuqishme që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që janë të pranishëm për ta mbështetur Kosovën në proceset integruese në strukturat euroatlantike janë tashmë të qartë se qeveria e Kosovës duhet të veprojë si qeveri e një shteti të pavarur për të zbatuar ligjin, për të luftuar trafiqet dhe kontrabandën”- tha Dade.

Dade thote se Serbise i eshte bere e qarte se nuk ka integrim ne BE ne rast nuk ndryshon qendrimin ndaj Kosoves.

“Mesazhet janë shumë të qarta edhe nga BE edhe ng Komisioni Europian që Serbia nuk ka të ardhme të shpejtë integruese në BE nëse nuk normalizon marrëdhëniet me fqinjët”- tha Dade.   

Ne emer te PS ajo shpreh mbeshtetjen e plote per qeverine Thaçi dhe gjithe spektrit politik kosovar ne vendosjen e plote te kontrollit mbi territorin e saj si nje shtet sovran dhe i pavarur, realitet i cili- shprehet Dade- tashme nuk ka me asnje kthim pas.

Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e premte , 29 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›