E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspeditë e re në Parkun Kombëtar të Antigonesë

GJIROKASTËR- Në parkun kombëtar të Antigonesë në Gjirokastër do të nisin gërmimet nga një ekspeditë vetëm me ekspertë vendas, qëllimi i së cilës do të jenë zbulimet e reja. Projekti pritet të konkretizohet në mesin e muajit tetor.

Antikiteti i Parkut Kombëtar të Antigonesë në Gjirokastër ka joshur ndër vite turistë të shumtë në cdo stinë të vitit, por pavarësisht edhe kujdesit për ta ruajtur atë për drejtuesit e parkut kjo nuk është e mjaftueshme nëse synohet rritje e turizmit në këtë park. Celsi për të arritur këtë sipas tyre do të jenë gërmimet e ekspeditës vetëm me ekspertë shqiptarë, qëllimi i së cilës do të jenë zbulimet e reja.

“Krahasuar me 5 vite më parë që ishte një Antigone e shfrytëzuar vetëm nga bujqësia dhe blegtoria kemi sot një vend arkeologjik të promovuar, me një staf tashmë të kualifikuar për ta ruajtur parkun”, tha Drejtori i Parkut Engjëll Serjani.

Risia është bërë e ditur në përvjetorin e pestë të celjes së Parkut Arkeologjik të Antigonesë, i cili është ndërtuar nga mbreti Pirro mes shekulli te treë dhe te dyte para erës sonë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›