E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi/Haxhinasto: Pakti i propozuar nga Rama nuk i shërben integrimit, por interesave të tij politike

30-09-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Zv/kryeministri dhe njëherazi ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u shpreh sot se pakti i propozuar nga kreu i opozitës Edi Rama, nuk është për integrimin, por është për interesa politike. Kryediplomati shqiptar tha i kërkoi socialistëve të fokusohen te integrimi evropian i vendit, ku prioritet absolut mbeten 12 rekomandimet e Komisionit Evropian. “Paktin e opozitës unë e shikoj në dy aspekte ku e para është pozitive, pasi edhe pse është një veprim shumë i vonuar, por është një angazhim konkret dhe e dyta është pesimiste pasi hapat që duhen ndërmarrë janë shumë të qarta dhe ato janë vendosur përpara Shqipërisë. Prioritet absolut i opozitës është fokusimi tek 12 prioritetet. interesat e caktuara nuk i shërbejnë aspak integrimit dhe nuk ka shenja që integrimi është interes mbi partiak i opozitës dhe interes kombëtar”- u shpreh Haxhinasto.
Për një tjetër pakt të rëndësishëm siç është ai i kufirit detar me Greqinë, Haxhiansto tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm. “Në këto momente ne kemi dizenjuar një komisionin përkatës i cili do të ketë përfaqësues nga të gjitha institucionet, në mënyrë që të shqyrtojë me palën greke të gjitha hapësirat për të përmbushur paktin”- tha Haxhinasto ndërsa shtoi se për marrëveshjen detare do të respektohet çdo germë e Kushtetutës dhe vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Këto deklarata kreu i diplomacisë shqiptare i bëri pas vizitës në Nju Jork ku është takuar me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme të botës. Ndërsa është ndalur në takimet që ka patur dhe në pjesëmarrjen në forumet që u mbajt në Nju Jork, Haxhinasto tha se prioritet i këtyre takime ka qenë axhenda integrues e Shqipërisë, ofertat për investitorët e huaj për vendin tonë apo edhe lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende nuk kanë njohur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›