Shtrenjtimi i energjisë, ERE hap seancë publike
12/11/2009 Dobjani dhe Nepravishta: Qytetarët të paguajnë faturat. Seanca më 25 nëntor
Argumentet pro dhe kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike do të ballafaqohen në një seancë dëgjimore të hapur. Për këtë Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka caktuar datën 25 nëntor ku do të marrin pjesë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. Do të jenë ekspertët e OSSH-së ata që do të argumentojnë arsyet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në masën e propozuar, sipas burimeve zyrtare nga ERE. Kjo seancë dëgjimore është përcaktuar si një detyrim ligjor. Mësohet se gjatë seancës publike do të përfshihen edhe diskutimi për aplikimin e KESH-it për rritjen e çmimit të shitjes së energjisë, apo tarifa e shërbimit të transmetimit të energjisë për vitin 2010. Mendimet pro dhe kundër këtyre proceseve do të ndikojnë në marrjen e vendimit nga ana e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.
Dojani dhe Nepravishta
Propozimi i fundit i OSSH-së për rritjen e çmimit të energjisë ka qenë fokusi kryesor i takimit që kreu i ERE-s Bujar Nepravishta zhvilloi me Avokatin e Popullit Ermir Dobjani. Në takimin e djeshëm u shkëmbyen mendimet dhe u dhanë sqarimet e nevojshme për cilësinë e shërbimeve të furnizimit me energji të konsumatorëve. Kjo pasi mbrojtja e konsumatorit të energjisë elektrike është detyrë e të gjitha organeve shtetërore. Avokati i Popullit, midis të tjerash ka kërkuar nga ERE që në vendimmarrjen e tij të mbajë në konsideratë të drejtat dhe interesin më të lartë të konsumatorit shqiptar, duke vepruar me paanshmëri, integritet dhe objektivitet të lartë. Në këtë kuadër nga ana e Avokatit të Popullit u përshëndet qëndrimi i mbajtur nga ERE për të mos pranuar miratimin e “Raportit të auditit të humbjeve” të OSSH-së për vitin 2008. Sipas Avokatit të Popullit, ky vendim tregoi një përgjegjshmëri të lartë të ERE-s dhe njëkohësisht parandaloi ndikime të drejtpërdrejta negative në përllogaritjen e ardhshme të shpenzimeve për energjinë nga konsumatorët.
Apeli për faturat
Avokati i Popullit dhe kreu i ERE-s shprehën në mënyrë të përbashkët shqetësimin për abuzimin dhe vjedhjen e energjisë elektrike nga një pjesë e qytetarëve në bashkëpunim ngandonjëherë edhe me punonjës të OSSH-së, e cila po sjell në vijimësi humbje për këtë kompani, duke ndikuar edhe në kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky fenomen u konstatua nga palët e pranishme se ka rritur së tepërmi premisat për një padrejtësi shoqërore në raport me konsumatorët e rregullt. Ndaj të dy drejtuesit e institucioneve apelojnë jo vetëm për pagimin e faturave të energjisë nga të gjithë qytetarët, por dhe për forcimin e veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit dhe veçanërisht Prokurorisë në çuarjen para drejtësisë pa kompromis të personave përgjegjës. Kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta dhe Avokati i Popullit, Ermir Dobjani shprehën angazhimin për një bashkëpunim të ndërsjellë institucional në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit dhe mbajtjen e kontakteve për të gjitha procedurat dhe seancat dëgjimore që do të zhvillohen veçanërisht për propozimet e reja të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.