E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo në liri

Cristiano Ronaldo beson se është duke përfituar liri më të madhe në Real Madrid. Ylli portugez u largua nga Manchester United, për në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës, për transferim rekord botëror, prej 94 milionë euro.

Ai ka treguar shenjat e para të shkëlqimit për klubin e ri. Para se të pësojë lëndim në nyjën e këmbës, Ronaldo shënoi nëntë gola, në vetëm shtatë paraqitje, për gjigantin madrilen.

Ai tani synon të rikuperohet dhe është duke punuar me trajnerin Manuel Pellegrini për të cilin beson se ka qasje më të lehtë se ajo e ish-menaxherit të tij nga Manchester United, Sir Alex Ferguson. Ju ndjeni presion më të madh në Madrid dhe më pëlqen kjo, më bën të shkoj përpara. Trajneri im Manuel Pellegrini është i ndryshëm nga Sir Alex Ferguson. Në fakt këtu ndihem shumë më i lirë, i lirë të lëvizë rreth fushës në ndeshje të caktuara, tha Ronaldo, i cili është zotuar të përmirësohet edhe më tepër në Santiago Bernabeu.

Jo vetëm se do të shfrytëzoj këtë për tu bërë futbollist i njëjtë që isha në Old Trafford, por edhe më i mirë. Ndihem si foshnje e sapolindur. Kam rilindur. Vetëm pse kam fituar të gjitha me United, jam votuar për Topin e Artë dhe futbollistin e vitit në botë, nuk do të thotë se kam arritur në kulm. Ndiej se karriera ime ka filluar tani, përfundoi Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›