Haxhinasto: Diplomacia shqiptare arriti objektivat e saj!
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar se diplomacia shqiptare ka arritur objektivat e saj përgjatë vitit të kaluar. Në analizën vjetore të ministrisë që ai drejton, Haxhinasto ka theksuar se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioritet kryesor.
“Diplomacia shqiptare po realizon me sukses objektivat dhe politikat tona konsistojnë në procesin e integrimit. Prioritet ka qenë integrimi europian dhe puna e diplomacisë ka qenë komunikimi i vazhdueshëm me institucionet e BE-së në Bruksel, duke pasur si qëllim realizimin e detyrave për të përmbushur rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ka theksuar Haxhinasto, raporton Ora News.
Ndoshta Haxhinasto nuk e di, por Shqipëria këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, nuk e mori dot statusin e vendit kandidat për në BE. Si ministër i Jashtëm, duhet ta dijë këtë gjë, pasi mban edhe përgjegjësi për këtë dështim.