Rasti Zidane vs Materazzi, vepër e artit

Kanë kaluar tashmë gati gjashtë vjet, por goditja e Zinedanes me kokë në barkun e Marco Materazzit në finalen e kampionatit botëror ‘Gjermania 2006’ nuk është harruar ende. Madje, ky rast mund të mbetet përgjithmonë në histori të futbollit.
Pas disa reklamave dhe karikaturave të bëra në vitet e fundit, tashmë ka dalë në skenë skulptori algjerian Adel Abdessemed, i cili e ka krijuar një figurë plastike me akterë kryesorë mesfushorin legjendar francez dhe mbrojtësin e njohur italian.
Vepra e tij artistike është ekspozuar në galerinë David Zwirner në New York, e titulluar: “Kush ka frikë nga ujku i keq?” Ky gjest i kishte kushtuar Zidanes me përjashtim nga loja në ndeshjen e fundit të tij në karrierë. Në atë ndeshje, Italia kishte fituar pas ekzekutimit të penalltive, për ta fituar titullin e katërt të kampionit të botës.