Ekspertë nga Tirana në Janjar, laboratori do të përcaktojë shkaqet e vdekjes
Gjatë dy ditëve të fundit, në rrethin e Sarandës ka bërë bujë gjetja e një kufome të një 28- vjeçari grek. Dy ditë më parë, mediat greke kanë shpallur në kërkim dhe të humbur të larguar nga familja shtetasin Vasilios Gaxelios.
Ditën e diel pas orës 17:30, në territorin e fshatit Janjar, shumë afër kufirit grek, është gjendur kufoma e 28- vjeçarit të larguar nga familja e tij prej dy ditësh. Sipas mediave dhe policisë greke, shtetasi Vasilios Kosta Gaxelios ka qenë njeri i skeduar nga policia në trafikun e lëndëve narkotike dhe prej ditësh i mungonte familjes. Kjo ka bërë që të vihen në lëvizje strukturat e policisë së luftës kundër trafiku t të lëndëve narkotike dhe ato të policisë kriminale të të dy shteteve fqinj. Nga puna operative është shënuar informacioni i gjetjes në afërsi të fshatit Janjar, të komunës së Markatit, një trup i pajetë i moshës deri në 30 vjeç, që kishte shkumë të dalë nga goja. Që të dielën në mbrëmje, prokuroria e Sarandës ka ngritur grupin hetimor të kryesuar nga prokurori, Çlirim Shahini, i cili në çast ka nisur verifikimin e kufomës në vend dhe ka bërë veprimet e nevojshme hetimore. Ndërsa ditën e djeshme është kërkuar nga Tirana bërja e ekspertizës së specializuar dhe autopsia e kufomës. Grupi i ekspertëve me helikopter, në orët e para të mëngjesit ka shkuar në Janjar, aty ku ndodhej trupi i pajetë i 28- vjeçarit grek. Aty ekspertët shqiptarë janë takuar me specialistë grekë të policisë kriminale dhe atë të luftës kundër trafikut dhe së bashku kanë kryer veprimet hetimore. Rreth orës 13: 30, trupi i pajetë është transportuar me helikopter drejt morgut të spitalit Petro Nako" për të kryer autopsinë e kufomës. Ekspertët mjeko-ligjorë të ardhur nga Tirana kanë kryer autopsinë dhe materialin organik e kanë marrë me vete për të kryer analizat e sakta në laboratorin e Tiranës, duke mos dhënë asnjë detaj rreth shkaqeve të vdekjes. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se kufoma është gjendur me shkumë në gojë dhe në trup, ndërsa nuk është gjendur asnjë shenjë goditjeje me mjete të forta dhe asnjë shenjë e shpimit nga age për injektim të dozave të lendeve që hyjnë në grupin e drogave të forta. Nisur nga sa është konstatuar deri tani, hetimet janë përqendruar në versionin e konsumimit të mbi dozës nga goja, gjë që ka sjellë pasojat e vdekjes. Ndërkaq, as ekspertët grekë nuk kanë preferuar të flasin për shkaqet e vdekjes së shtetasit të tyre, duke pritur rezultatet e analizave dhe të përfundimeve të ekspertizës. Mundësia e bashkëpunimit me elementë shqiptarë të trafikut mbetet një pistë tjetër e policisë, ku do të shtrihen veprimet në ditët e ardhshme
Email This Klikime: 2
Email This Klikime: 2