Rruga e ish- Pazarit të Vjetër vetëm për këmbësorët
Nje rruge ne Shkoder do te vihet vetem ne dispozicion te kembesoreve dhe qe do ti t’i japë një tjetër frymëmarrje qytetit në drejtim të një zhvillimi turistik edhe më të madh. Rruga e Molos, në zonën e ish- Pazarit të Vjetër do të shndërrohet në pedonale
SHKODËR- Nuk do të ketë më qarkullim me makina në rrugën e Molos, në zonën e ish- Pazarit të Vjetër, e kufizuar me liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Rruga që dikur ka shërbyer si port, së shpejti do të shndërrohet në pedonale.
Drejtoresha e Departamentit të Urbanistikës pranë Bashkisë së Shkodrës, Aida Shllaku tha se për këtë është vënë në dispozicion një fond prej 43 milionë lekësh, i akorduar nga qeveria shqiptare, që do të bëjë të mundur shndërrimin e këtij aksi rrugor në një rrugë vetëm për këmbësorët.
Sipas saj, specialistët e urbanistikës së bashkisë kanë përfunduar projektin në fjalë, dhe pritet vetëm shpallja e fituesit të tenderit për të filluar punimet në këtë zonë.
Zona në fjalë, e cila gjendet rrëzë kalasë së Shkodrës dhe Urës së Bunës, e vetmja që lidh Shkodrën dhe Shqipërinë me Malin e Zi, përmes pikës doganore të Muriqanit, do t’i japë një tjetër frymëmarrje qytetit në drejtim të një zhvillimi turistik edhe më të madh.
(d.b/BalkanWeb)