E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi

Mazhoranca nuk do të heqë dorë nga krimet kundër njerëzimit
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të dosjeve ka reaguar kryeministri Berisha, i cili  u shpreh se vendimi i Gjykatës do të zbatohet, pasi ai nuk mund të hidhet poshtë, pavarësisht se ai është absurd dhe i marrë në konflikt të hapur interesi. Kryeministri e konsideroi këtë vendim si "jashtëzakonisht të rëndë", sepse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i lejuan vetes të marrin vendim në konflikt të hapur interesi, në kundërshtim flagrant me çdo standard të një vendi të lirë. "Me këtë vendim, që mund të quhet thjesht standardi i Mark Abdisë, Gjykata Kushtetues dhunoi një parim universal të etikës të gjyqësorit, që është parimi i integritetit dhe që ka si kusht themelor përjashtimin nga konflikti ï interesit,- u shpreh Kryeministri. Duke u ndalur në qëndrimin e mazhorancës kundrejt vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri tha se ajo nuk do të heqë dorë kurrë nga dënimi i krimeve kundër njerëzimit. Por, nga ana tjetër, theksoi Kryeministri, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet, pasi nuk mund të hidhet poshtë, pavarësisht se ai është absurd dhe i marrë në konflikt të hapur interesi. Zotimi ynë para shqiptarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar, ka qenë se ky do të jetë një proces që do të bazohet në rregullat e shtetit ligjor, sepse vetëm në këtë mënyrë ai bëhet një proces i dobishëm dhe realizon qëllimin e tij, -u shpreh Kryeministri. Ai theksoi se pas këtij vendimi është kryekëput Edi Rama, avokat kryesor i krimeve të shëmtuara të sistemit komunist. Ne do ta ndjekim këtë çështje, pasi ata kanë shkelur në mënyrë flagrante edhe rezolutën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të qershorit të vitit 2008, kanë shkelur ligjin e Gjykatës Kushtetuese dhe një sërë ligjesh të tjera. Por, sërish zotimi ynë është që çdo gjë duhet të funksionojë mbi bazën e rregullave të shtetit ligjor. Edhe Edi Rama i cili bërë ankesën pranë kësaj gjykate , ka vepruar në konflikt të plotë dhe flagrant interesi, sepse janë me dhjetëra e dhjetëra dosje të cilat kanë firmën e njërëzve të tij më të afërt për ekzekutime, tha Kryeministri Berisha. Kryeministri tha se për këtë ligj u diskutua edhe me institucionet ndërkombëtare dhe u ra dakord që të gjenden modalitetet, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese, jashtë konfliktit të interesit, të mund të shprehej për ligjin. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim që institucionet të ushtrojnë të gjithë funksionet e tyre, por standardi i vendosur sot është unikal; me këtë vendim, qëllimi kryesor i atyre të cilët kanë probleme të mëdha me krimet e shkuara, është mbrojtja personale e vetes së tyre, theksoi Kryeministri. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, u shpreh Kryeministri, e personalizoi këtë çështje, ndërkohë që qeveria kishte si qëllim kryesor dënimin e krimeve kundër njerëzimit të periudhës komuniste. Me këtë vendim, që mund të quhet thjesht standardi i Mark Abdisë, Gjykata Kushtetues dhunoi një parim universal të etikës të gjyqësorit, që është parimi i integritetit dhe që ka si kusht themelor përjashtimin nga konflikti i interesit dhe nga dukuria sikur je në konflikt interesi, ajo theu ligjin e saj organik që nuk i lejon gjykatësit të vendosin në konflikt interesi. Pra, nuk është çështja se ky vendim do të mund të pengojë dënimin e krimeve kundër njerëzimit të sistemi komunist, sepse në mënyrë absolute ky është një proces jetik për këtë shoqëri dhe nuk do të mund të pengohet, por cështja është se përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje shumë të rëndë parimësisë, kodit etik të gjyqtarit dhe të gjyqësorit. Berisha vijoi se me institucionet ndërkombëtare diskutuan dhe ranë dakord që të gjejnë modalitetet, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese, jashtë konfliktit të interesit, të mund të shprehej. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim që institucionet të ushtrojnë të gjithë funksionet e tyre, por standardi i vendosur sot është unikal. Sigurisht, me këtë vendim, qëllimi kryesor i atyre të cilët kanë probleme të mëdha me krimet e shkuara, është  mbrojtja personale e vetes së tyre, por ne nuk kemi pasur qëllime që të bëjmë gjëra personale ndaj asnjë njeriu, qëllimi ynë është të dënojmë krimet kundër njerëzimit te periudhës komuniste. Kurse ata e personalizuan çështjen- u shpreh Berisha. Sipas Berishës, kjo çështje  do të ndiqet , pasi ata kanë shkelur në mënyrë flagrante edhe rezolutën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të qershorit të vitit 2008, kanë shkelur ligjin e Gjykatës Kushtetuese dhe një sërë ligjesh të tjera.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›