E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana përshëndet Kosovën me “Shëtitjen e Lirisë"

Ky aktivitet qe do te zhvillohet nga ora 18:00 deri ne oren 20:00 pason atë të zhvilluar një vit më parë në ditën e shumë pritur për të gjithë shqiptarët, 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Aktiviteti organizohet nga Bashkia e Tiranes 

TIRANË- Bashkia e Tiranës, me rastin e 1 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, fton të gjithë qytetarët në ecjen paqësore "Shëtitja e Lirisë" përgjatë bulevardit ''Dëshmorët e Kombit.''
Ky aktivitet qe do te zhvillohet nga ora 18:00 deri ne oren 20:00 pason atë të zhvilluar një vit më parë në ditën e shumë pritur për të gjithë shqiptarët, 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, "Shëtitja e Lirisë" është një akt solidarizimi me popullin shqiptar të Kosovës, nda prezenca e çdo qytetari në të do të jetë një mesazh mbështetjeje për kauzën e re që Kosova kalon, atë të njohjes së shtetit të ri të krijuar një vit më parë.
Gjatë kohës së zhvillimit të këtij aktiviteti nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve dhe qyteti do të jetë në dispozicion të fëmijëve, të moshuarve, burrave dhe grave që do të marrin pjesë në 'Shëtitjen e Lirisë' për të përshëndetur sëbashku një vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas burimeve të mësipërme, "Bulevardi ''Dëshmorët e Kombit'' do të ketë një dekor festiv dhe të ideuar enkas për këtë ditë të madhe".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›