E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Bizneseve u mungojnë idetë dhe projektet investuese

Çështjen e shtrëngimit të kredive për bizneset ekspertët e argumentojnë me mungesën e projekteve dhe të ideve nga vetë investitorët. Sipas Ilir Zhillës, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, sigurimi i kredive bankare nga bizneset ngelet i vështirë, por kjo më shumë për faj të vetë kompanive, sesa të bankave, pasi biznesit shqiptar i mungojnë idetë dhe projektet serioze të investimeve. Në të njëjtën kohë, ekspertët mendojnë se edhe kreditë e këqija janë një argument shumë i fortë për moskreditimin e biznesit. Raporti i vrojtimit të aktivitetit kreditues, i kryer nga Banka e Shqipërisë, rezultoi se për 3-mujorin e dytë të vitit 2011 bankat i kanë shtrënguar standardet e kredisë për bizneset dhe pritet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për 3-mujorin e tretë. Sipas raportit në fjalë, faktorët që kanë ndikuar në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë, kanë qenë gjendja e huave me probleme, si dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›