E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juani kinez, nivel rekord në tregjet monetare

Monedha e Kinës u rrit ndjeshëm sot, duke shënuar një nivel rekord, ndërsa banka qendrore e vendit po përpiqet të marrë masa kundër inflacionit.
Monedha kineze, Juani shitej sot në tregjet monetare me vlerën e më pak se 6,4 dollarëve për herë të parë që nga rivlerësimi i saj historik 17 vjet më parë. Kjo shënon një rritje prej 3 për qind që nga janari dhe rreth 7 për qind që kur qeveria filloi të lejojë rritjen graduale të Juanit në qershor të vitit 2010.
Gazeta e përditshme “Zheminzhibao”, organi i Partisës Komuniste të Kinës, shkruante në faqen e saj në internet se rritja e vlerës së Juanit pritet të ndodhë me shpejtësi, ndërsa qeveria kineze përpiqet të luftojë inflacionin dhe të shmangë vërshimin e dollarëve të investuar në Kinë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›