E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet Burg per anetaret e KQZ-se nese s039djegin fletet

Ish-kreu i KQZ-se Kume Kodi Penal sanksione per mosbindje

Ekspertet mbeshtesin idene e djegies se fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Sipas tyre djegia e fleteve te votimit eshte nje detyrim ligjor per anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne te kundert ata denohen. Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume ka sqaruar se ne baze te Kodit Penal cdo shperdorim detyre duke kryer apo moskryer veprime te caktuara denohet per pasoje anetaret e KQZ-se jane te detyruar te zbatojne ligjin. Keto penalitete sipas Kodit Penal arrijne deri ne 5 vjet burg. Shkelje te ligjit ish-kryetari i KQZ-se quan edhe zbatimin e idese se ambasadorit te OSBE-se Robert Bosch per blerjen e materialeve te reja zgjedhore. Per ish-kreun e KQZ-se forcat parlamentare jane ne limitet e tyre kohore per te nisur punen per amendimet qe i nevojiten Kodit Zgjedhor ne menyre qe ai te jete funksional per zgjedhjet lokale te 8 majit.

Ekspertet

Kume ka theksuar se djegia e fleteve te votimit eshte nje detyrim ligjor qe duhet zbatuar. Sipas tij ne rast te kundert Kodi Penal percakton burgim per shkelesit e ligjit.Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve ne kundershtim me ligjin qe perben mospermbushje te rregullt te detyres nga personi qe ushtron funksione publike kur i kane sjelle atij ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale te padrejta a kane demtuar interesat e ligjshem te shtetit te shtetasve dhe te personave te tjere juridike nese nuk perben veper tjeter penale denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne pese vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke - thuhet ne nenin 248 te Kodit Penal. Kume ka shtuar se ligji zgjedhor nuk percakton nje dedline perfundimtare per kete veprim por shtoi ai gjithcka duhet te jete gati per zgjedhjet e ardhme vendore te cilat jane caktuar tashme per ne daten 8 maj te viti 2011. Nderkohe qe kreu i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se pas dekretit te Presidentit Top dhe llogaritjeve te bera nga KQZ-ja per realizimin e te gjitha procedurave djegia e fleteve te votimit do te nise nga 1 tetori. Neser merret vendimi qe zyrtarizon boshatisjen e kutive te votimit. Une besoj qe ne daten 17 kur do te diskutohet vendimi do te jete pjese e votimit. Besoj qe ligji nuk le vend per interpretime te tjera dhe shpresoj qe do te merret vendimi per te hapur dhe pastruar kutite. Ne rastin me te mire duke presupozuar angazhimin total te te gjitha hallkave shteterore do te haje disa dite kohe. Une shpresoj te nisim te pakten nga nje tetori - ka pohuar Ristani. Ai ka hedhur poshte propozimin e opozites se per zgjedhjet e ardhshme mund te blihen kuti te reja pasi ligji nuk e lejon dicka te tille. Ne rast se do te kishte nje propozim te tille apo ne rast se dy anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te mendonin se kjo eshte rruga e zgjidhjes sigurisht qe do ta kishin kerkuar nje mbledhje te KQZ-se per te dale ne nje konkluzion te tille. Per shkak se realisht nuk ka nje baze ligjore qe te niset nga KQZ per te blere kutite e reja prandaj dhe nuk eshte kerkuar deri me tani - ka pohuar kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Fletet e votimit jane molla e sherrit mes dy forcave kryesore politike. Socialistet kushtezojne negociatat me demokratet me djegien e fleteve te votimit.

Kodi penal

Neni 248

Shperdorimi i detyres

Ndryshuar me ligjin nr. 9275 date 16.9.2004 neni 21

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve ne kundershtim me ligjin qe perben mospermbushje te rregullt te detyres nga personi qe ushtron funksione publike kur i kane sjelle atij ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale te padrejta a kane demtuar interesat e ligjshem te shtetit te shtetasve dhe te personave te tjere juridike nese nuk perben veper tjeter penale denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne pese vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›