E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet Rama ndien friken e humbjes zbret ne baze

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur takimet me bazen duke reflektuar qarte friken e humbjes se zgjedhjeve te ardhshme lokale nderkohe qe para socialisteve te Elbasanit ka permendur serish kutite e 28 qershorit.Pushteti i Berishes eshte i krimbur koke e kembe dhe jane duke u ndier nga dita ne dite pasojat e vjedhjes se votave. Me keto fjale u eshte drejtuar kryetari i Partise Socialiste Edi Rama socialisteve te rrethit te Elbasanit gjate nje takimi qe eshte duke zhvilluar me ta ne keto momente. Sipas tij pushteti i Kryeministrit Berisha po grabit cfare i del para dhe kjo po shfaqet nga dita ne dite permes skandaleve korruptive te denoncuara nga selia roze. Duam nje qeveri bashkepunuese - mesohet te jete shprehur me tej Rama para bazes socialiste te Elbasanit. E duke i qendruar gjithmone e me shume akuzes per vjedhjen e votave nga ana e mazhorances ai pohoi se te gjitha provat qe po dalin ne shesh per korrupsionin qeveritar apo ndryshimet e sforcuara ne kabinet nuk flasin per gje tjeter vecse per vjedhje te hapur te votave me 28 qershor 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›