E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gejts Nese vendet anetare te NATO-s nuk shtojne angazhimin SHBA mund te dale nga aleanca

NATO-ja Aleanca ushtarake e Uashingtonit me Evropen gure-themeli i politikes amerikane te sigurise per 6 dekada perballet me nje te ardhme te pasigurte tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates. Ne fjalimin e tij te lamtumires dhe te fundit mbi politiken amerikane shefi i Pentagonit vuri ne pikpyetje sukseset ne te ardhmen te NATO-s duke thene se kontributet e pakta dhe mungesa e vullnetit politik nga vendet anetare mund te pershpejtojne dhenien fund te mbeshtetjes amerikane ne te ardhmen.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates paralajmeroi qe vendet anetare te NATO-s duhet te shtojne angazhimet ne shpenzimet e mbrojtjes perndryshe aleanca mund te perballet me nje te ardhme pa Shtetet e Bashkuara.

Udheheqesit e ardhshem politike ne Shtetet e Bashkuara per te cilet Lufta e Ftohte nuk ishte nje pervoje sic ishte per mua mund te mos i konsiderojne te vlefshme investimet e Amerikes ne NATO. Une po parashikoj mundesine reale per nje te ardhme te zymte ne mos fatale per aleancen. Nje e ardhme e tille eshte e mundur por jo e pashmangshme. Lajmi pozitiv eshte se vendet anetare te NATO-s individualisht dhe kolektivisht i kane mundesite qe te ndalojne madje te kthejne mbrapsht keto prirje dhe te sjellin nje te ardhme shume te ndryshme.

Sekretari Gates e mbajti fjalimin sot ne Bruksel ne takimin e nje grupi studimor per ceshtjet e sigurise dhe te mbrotjes. Ky ishte fjalimi i tij i fundit mbi politiken amerikane para se te dale ne pension nga fundi i muajit. Zoti Gates tha se ligjvenesit amerikane po e humbasin durimin kur eshte fjala per mbulimin e 75 per qind te shpenzimeve te mbrojtjes per koalicionin.

Sekretari i Mbrotjes vuri ne dukej se te 28 vendet anetare te NATO-s votuan per misionin kunder udheheqesit te Libise Moamar Gadafi por me pak se gjysma kane marre pjese. Ai tha se disa vende anetare qe po marrin pjese po fillojne te humbasin burimet vetem 11 jave pas fillimit te misionit duke bere qe Shtetet e Bashkuara te permbushin mungesat.

Ai tha se mungesa e gadishmerise ose paaftesia per te kontribuar ka ndikuar tek operacionet ne Afganistan dhe si pasoje koalicioni ka pasur shume veshtiresi per te mbajtur te dislokuar 45 mije trupa. Zoti Gates tha se perfundimi i misionit ne Afganistan duhet te behet ne nje forme te bashkuar dhe jo duke u diktuar nga situata financiare e cdo vendi anetar.

Sekretari Gates mori pjese dje ne takimin e ministrave te Mbrojtjes te NATO-s i fundit per te ku tha se ne Afganistan eshte arritur perparim i madh nga aspekti ushtarak. Ai paralajmeroi se ky perparim mund te vihet ne rrezik nese kalimi i kontrollit te plote te sigurise qeverise afgane nuk behet ne menyre te menduar mire te organizuar dhe bashkerenduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›