Afganistan, sulmohen zyrat e qeverisë

Zyrtarët afganë kanë thënë se një grup i armatosur me bomba vetëvrasëse, kanë sulmuar sot zyra rajonale të qeverisë në kryeqytetin e provincës jugore Uruzgan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Sediq Sediqi, tha se ende nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme materiale.
Policia është duke u angazhuar për kapjen e përsonave të tjerë të armatosur.
Më herët, është raportuar një sulm në Tarin Kot, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe një fëmijë.
Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për sulmin. Sulmi erdhi vetëm një ditë pasi një sulmues vetëvrasës vrau kryetarin e qytetit jugor Kandahar, në serinë e sulmeve dhe vrasje të figurave të profilit të lartë të qeverisë dhe aleatëve të Presidentit Hamid Karzai.