E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Të mos pengohen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën

“Lajmet e fundit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vizave”, deklaroi Fajon.

Ajo shtoi se Maqedonia dhe Serbia duhet të marrin masa dhe se rritja e numrit të azilkërkuesve do të bëjë që procesi të ngadalësohet për Shqipërinë dhe Bosnjën. “Ne jemi në mes të përgatitjeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjën. Nëse ka një pozicionin negativ për shkak të shtimit të numrit të azilkërkueseve që vijnë në Belgjikë, vendet e BE-së do të jenë më shumë të shqetësuara, çka do të çonte në ngadalësimin e procedurave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e imigrantëve të rinj që kërkojnë strehim në vendet e BE-së.” ka thënë Fajon.

Ajo çfarë ka ndodhur me strehimkërkuesit nga Maqedonia e Serbia “në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”, përfundon deklarata e europarlamentares sllovene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›