PD Kutite u hapen Ndoka mashtron. KQZ Akuzat te pabaza

Maxhoranca mohon cdo mundësi manipulimi në shkodër pavarsisht deklaratave të nard ndokës. duke barazuar hetimin në Shkodër dhe Ruzhdie, deputeti demokrat Gent Strazimiri, akuzon Edi Ramën për shpifje dhe manipulim informacioni në të dy zonat.
"Pretendimet e opozitës janë të pabaza, në Shkodër nuk ka pasur manipulime, nuk ka pasur parregullsi. Ky vendim dhe vendimi i Ruzhdies, provojnë para shqiptarëve arsyen pse Edvin Rama refuzon prej një viti e gjys të zbatojë ligjin, refuzon ti drejtohet institucioneve, refuzon ti drejtohet prokurorisë", tha deputeti demokrat Gent Strazimiri.
Edhe Komisioni Qënrdor i Zgjedhjeve i quan të rremë akuzat e Nard Ndokës, i cili ka qenë i pranishëm në gjatë numërimit të votave. Pak orë më pas Nard Ndoka akuzoi KQZ-në se ka falsifikuar fletet e votimit që i janë dorëzuar prokurorisë së Shkodrës.
"KQZ hapi dhe numëroi në ambientet e saj kutitë që i përkisnin qendrës së votimit nr.211 po të qarkut Shkodër. I pranishëm në këtë numërim ishte dhe zoti Ndoka i cili pa me sytë e tij rregullsinë e procesit dhe faktin se partia që ai përfaqësonte kishte marr vetëm tre vota", tha Arti Lusha, zedhenës i KQZ.
Në kuadër të përgatitjeve për 8 majin, KQZ ka gjobitur me 40 mijë lekë 3 kryetarë vendorë, kryekomunari i Bytycit në Tropojë, i Bratajt në Vlorë dhe i Livadhjasë në Sarandë, nuk kanë dorëzuar brenda afateve listat e zgjedhësve dhe hartën e njësive vendore.
Elona Gjylmi