E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Shqipëria të zgjerojë rrezen e tregtisë

Ekspertët në fushën e ekonomisë gjykojnë se shteti duhet të zgjerojë rrezen e marrëdhënieve tregtare, pasi kriza në eurozonë është një kërcënim për vendin tonë. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, me Italinë kryhet 45.5 për qind e eksporteve dhe 30.8 për qind e importeve; ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.4 për qind dhe importi 10.6 për qind. Duke u nisur nga këto të dhëna dhe degradimi i gjendjes në vendet fqinjë, ekspertët sugjerojnë një hartë më të gjerë të shkëmbimeve tregtare, pasi duke rënë fuqia blerëse në këto dy vende bie dhe kërkesa e eksporteve nga ata. Duke u rritur taksat respektive, kostot e të bërit biznes automatikisht do rriten dhe gjithashtu edhe çmimet e produkteve që ne importojmë nga këto dy vende.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›