Ekspertet Vrasja e Veizit nga larg predha ne trup me demtime

TIRAN- Ekspertet e Institutit te Policise Shkencore te cilet jane ne vartesi te Ministrise se Brendshme ne perfundim te akt-ekspertimit te predhes se plumbit te gjetur ne trupin e te vrarit gjirokastrit Ziver Veizi kane konstatuar demtime. Sipas akt-ekspertimit tashme te dorezuar ne prokurorin e kryeqytetit e cila e ka administruar ne dosjen hetimore eshte konstatuar se ne predhen e nxjerr nga trupi i viktimes Veizi ka demtime te shkaktuara nga kontakti me trupa te huaj. Kontakt ky qe sipas eksperteve ka ndodhur gjate pershkrimit te rruges nga tyta e shkrepur e armes se gardistit e deri ne trupin e te vrarit Veizi. Ne perfundim te akt-ekspertimit te predhes se gjetur ne trupin e te vrarit Ziver Veizi jane konstatuar demtime. Keto demtime kane ardhur si pasoj e kontaktit te predhes me trupa te huaj para se plumbi ta godas viktimen Veizi. Sipas eksperteve ne predhen 9 mm qe ndodhej ne trupin e te vrarit jane konstatuar me ane te keqyrjes mikroskopike rrathe anash predhes cka do te thote ne gjuhen e eksperteve se para se te goditet viktima predha ka pas kontakt me sende te tjera.
Gjithashtu ne raport ekspertet kane pershkruar edhe disa fije bari shkurre apo edhe te drurit te pishes te cilat jane gjetur se bashku me predhen ne trupin e viktimes. Keto trupa te huaja ne predhe sipas eksperteve konfirmojne se plumbi para se te godas trupin e te vrarit ka pas kontakte me fije bari gjethe shkurre apo edhe dege te pishave-thuhet nga burimet zyrtare te Prokurorise duke iu referuar raporteve te perpiluar nga ekspertet e Institutit te Policise Shkencore. Sipas ketyre te dhenave te pershkruara me imtesi ne raport rezulton se teoria e disa mediave forumeve analisteve apo edhe nga disa politikan te djathte se Veizi eshte vrare nga personi i thinjur ngjitur me cader ne dore apo nga njeri nga tre personat e fshehur prapa shtylles se portes hyrese te kryeministrise bie. Kjo teori e skeptikeve eshte rrezuar tashme nga ekspertet e policise shkencore te cilet pershkruajne me imtesi se predha para se te godas trupin ka pas kontakte me trupa te huaja te forta qe kane sjell edhe demtimin e predhes. Kjo forcon dyshimin e prokurorise se plumbi ka ardhur nga brenda institucionit te kryeministrise apo edhe nga gardisti qe ndodhet poshte nje dritareje te ketij institucioni i cili para ka disa shkurre apo edhe dege qe bini para tij nga te shtenat ne ajer te kolegeve te tij qe ishin pak metra me mbrapa-thuhet nga prokuroria.
Sipas tyre para personit te thinjur ngjitur me viktimen Veizi dhe tre personat qe jane mbrapa shtylles se portes hyrese nuk kane asnje gjethe fije bari apo shkurre e pishe qe predha e tyre te marr me vete ne trupin e viktimes se gjirokastritit. Sipas prokurorise ekspertimi i Policise Shkencore perben nje prove te rendesishme per organin e akuzes qe provon se plumbi qe goditi Veizin ka ardhur nga brenda rrethimit te kryeministrise.