E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e opozites Berisha mbledh ushtrine

TIRAN - Kryeministri Berisha ka takuar dje kreret e ushtrise shqiptare duke i informuar per masat qe do te marre per te parandaluar protestat e ardhshme te opozites dhe duke kerkuar mbeshtetjen e Forcave te Armatosura. Gjate te gjithe takimit Berisha i ka etiketuar protestuesit si njerez qe duan te bejne grusht shteti. Ne takim ai ishte i shoqeruar nga ministri Arben Imami i cili ka pohuar se ushtria do te angazhohet dhe do te hape zjarr ne rast se ndokush nga protestuesit do ti afrohet objekteve ushtarake. Duke e cilesuar demonstraten nje ngjarje tragjike dhe shume te turpshme kreu i qeverise deklaroi se kishte pasur informacione nga agjencite e huaja per sulme ndaj institucioneve shteterore. Kerkesa per ndihmen e ushtrise vjen vetem pak dite pas demonstrates se radhes se opozites.

Kam te dhene se pucistet kane vetem nje vullnet. Te vazhdojne pucin. Kjo mbi bazen e te dhenave shume te qarta e te sakta. Ju garantoj se duke qene ju ne detyrat qe keni ekzistojne te gjitha potencialet e tjera. Ju te permbushni detyrat tuaja te perditshme dhe pucit ti shtypet koka kurdo qe te vije pa asnje nevoje per nderhyrje me te shumta sesa ato te linjes se pare qe mbrojten kryeministrine me 21 dhe qe do te mbrojne cdo institucion ne cdo kohe. Ky vend peng nuk mund te mbahet nga askush dhe ne asnje rrethane - theksoi Berisha.

Sipas shefit te mazhorances demonstrata e se premtes ishte organizuar nga drejtuesit e opozites duke infiltruar njerez me precedente kriminale. Te gjithe te armatosur te gjithe te paguar dhe prej tyre jo pak te armatosura me arme jo pak te sofistikuara te grupeve terroriste dhe keto jane mbi te dhena te sigurta lloje te ndryshme pistoletash dhe autobombash te stervitur jave perpara ne grupe me plane shume te hollesishem sulmi dhe komande. Te dashur gjenerale punonjes te ministrise une do tju lexoj vetem nje segment te urdhrit qe jepet nga ndertesa karshi meje atyre qe thyen porten e kryeministrise Sulm ecni futuni brenda mos kini frike mos u trembni nga krismat sepse jane fisheke manovre. Ecni ecni perpara ceshte ky organizim i keq mos u terhiqni mos u terhiqni ecni perpara hyni brenda mos u trembni. Ndersa tjetri i cili ishte veteshpallur gjeneral pyeste Tu cojme kallashet se porta u hap - tha Berisha.
Po te jete puna per te mbrojtur rendin kushtetues institucionet te gjithe jemi ushtare dhe kjo eshte nje shume normale dhe kjo eshte nje vlere e pacenueshme dhe nuk mund te preket kurre sikunder eshte nje vlere e pacenueshme sic nuk do te preket e drejta e cdo qytetari shqiptar per te protestuar paqesisht - tha kreu i qeverise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›