E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët e KE-së: Plotësuat kriteret shtesë, gati vendimi për vizat

“Jemi të kënaqur për progresin që kemi konstatuar për plotësimin e kritereve shtesë të
Komisionit Europian për liberalizimin e vizave. çdo gjë është në rrugën e duhur”.
Deklarata u bë nga Shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian Z. Luigi Soreca në takimin me Ministrin e Brendshëm Z. Lulzim Basha.
Soreca shoqërohej në takim nga zv/shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit Vassilis Maragos dhe kreu i Delegacionit të Komisionit Europian Z. Helmut Lohan.
Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për Strategjinë për Riintegrimin e të Riatdhesuarve, se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit, e po kështu vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u shpreh në takim se qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë vullnetin dhe përkushtimin e plotë jo vetëm për të përmbushur detyrat shtesë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave por edhe për të vendosur në praktikën e punës të institucioneve shqiptare standartet më të larta të Bashkimit Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›